LAJMI I FUNDIT:

380 raste aktive me coronavirus në Kosovë

380 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 380.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.631, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,981 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.748 doza të vaksinës kundër COVID-19.


Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.602.881 doza të vaksinës.

Deri më sot 754.429 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/