23 marsi i vitit 1989 do të mbahet mend si njëra nga ditët më të rënda për Kosovën dhe popullin e shqiptar. Ishte dita kur u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974 dhe u suprimua autonomia e Kosovës në ish-Federatën jugosllave, duke e lënë atë si pjesë të Serbisë.
Trysnia mbi shqiptarët dhe lëvizjet politike të Serbisë mbi Kosovën filluan kur serbët e Fushë-Kosovës në vitin 1987, nisën lëvizjen antishqiptare që do ta sjellë në pushtet kriminelin serb të luftës, Slobodan Milosheviq.
Ngritja e tij në pushtet rrezikonte qenien shqiptare në Kosovë.
Më 20 shkurt 1989, nisi greva e minatorëve të kompleksit Trepça, e cila zgjati deri më 28 shkurt. Këta minatorë dolën në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës, që kërcënohej nga ngritja në pushtetin komunist të Serbisë të Slobodan Milosheviqit. Greva e minatorëve synonte të mbronte autonominë e Kosovës të garantuar me Kushtetutën e vitit 1974.
Gjithçka kulmoi më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës. Në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, do të ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.
Atë ditë në sallë të Kuvendit trysnia fillon me gjoja mysafirët e ftuar në seancë. Gjysma e tyre (“mysafirëve”) pozicionohen në rendet e para të ulëseve të Kuvendet. Pas tyre ishin përcaktuar vendet e delegatëve. Gjithçka ishte planifikuar: të bëhej lojë me imazhe, me gishtat e parë të ngritur pro ndryshimeve – në ulëset e para – që do të dominon çdo vendim ndryshe.
Numri i madh i “mysafirëve” të pranishëm ishte sinjal për vendime antishqiptare, për manipulime me vota.
Sipas dëshmive, qoftë nga dëshmitarët e edhe nga stenogramet e asaj kohe, komploti zbulohet nga Riza Lluka, delegat nga Peja.
Nga foltorja e Kuvendit, Lluka kërkon që të ndalohet votimi i “mysafirëve”, e që të merret parasysh vetëm vullneti i delegatëve.
Rëndësia e kësaj seance u kuptua edhe prania e gjithë atyre gazetarëve nga vende të ndryshme të botës, të cilët kishin raportuar edhe për fjalimin e Riza Llukës në foltore.
Imazhi i deputetit Lluka duke ngritur gishtat kundër ndryshimeve e që simbolizonte rezistencë dhe përfaqësimin e vullnetit të shqiptarëve shumicë të Kosovës pati jehonë të madhe në mediat ndërkombëtare.
Kosova ishte nën shtetrrethim. Suprimimi i autonomisë së Kosovës ishte vendim që siguronte supremacinë serbe në federatën e atëhershme jugosllave, sidomos kur dihet se Serbia kishte realizuar dominimin në Vojvodinë dhe Malin e zi. Komploti ishte i organizuar nën presionet politike dhe kërcënimet e makinerisë ushtarake e policore – jo vetëm serbe – jashtë ndërtesës së Kuvendit.
Sidoqoftë, brenda në sallë ishin disa deputetë shqiptarë që nuk u frikësuan dhe i ngritën gishtat kundër heqjes së autonomisë së Kosovës.
Nga 190 delegatë të tri dhomave sa kishte atëherë Kosova, Riza Lluka, Melihate Tërmkolli, Shkëlzen Gusinja, Ukë Bytyqi, Sadik Zuka, Remzi Hasani, Menduh Shoshi, Bajram Buçani, Mehdi Uka dhe Avdi Berisha votuan kundër suprimimit të asaj autonomie. Dy delegatë thuhet se kanë abstenuar, ndërsa 25-30 mungonin në seancë.
Publicisti Veton Surroi kohë më parë kishte kujtuar dhe shkruar për delegatin e Kuvendit të Kosovës, Riza Lluka, i cili edhe pse i rrethuar me tanke serbe në mars të vitit 1989 kishte ruajtur dinjitetin e Kosovës, popullit, familjes dhe të tijin personal.
“Riza Lluka, i rrethuar me tanke serbe në mars të vitit 1989, ruan dinjitetin e Kosovës, popullit , familjes dhe të tijin personal. Kurrë nuk harrohet!”, shkruante publicisti Veton Surroi.
Dita kur Kosovës iu hoq autonomia nga Serbia i kujtohet mjaft mirë edhe ish-deputetes Melihate Tërmkolli, e cila kohë më parë në një intervistë për Telegrafin tregonte për presionin dhe trysninë me tanke e me armatime të ndryshme ndaj saj dhe deputeteve të asaj kohe kur Kosovës iu hoq autonomia.
Ajo rrëfente se ishte periudha e viteve ’88-89 ku shqiptarët u angazhuan në mbrojte të statusit politik e juridik, i cili po cenohej e po rrënohej me ardhjen Milosheviqit.
Ndryshe, pas heqjes së autonomisë në shumicën e qyteteve të Kosovës filluan protestat. Ato u shtypën nga policia federale në mënyrë të pamëshirshme duke u vrarë edhe 12 shqiptarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025