LAJMI I FUNDIT:

32-vjeçari nga Kosova grabit dhe rrah tri vajza filipinase në Tiranë, arrestohet në Laç në tentativë për t’u arratisur

32-vjeçari nga Kosova grabit dhe rrah tri vajza filipinase në Tiranë, arrestohet në Laç në tentativë për t’u arratisur

Një 32-vjeçar shqiptar nga Kosova ra në prangat e policisë së Tiranës. Dren Osmani u ndalua nga efektivët e komisariatit të policisë nr.2 dhe akuzohet për vjedhje.

I riu banues, në Prishtinë, në 15 janar, dyshohet se vodhi një shumë parash në një banesë rrugën “Sami Frashëri”, në afërsi të ish-Bllokut.

Shtëpia në fjalë ishte marrë me qira nga tre vajza filipineze, të cilat jetojnë dhe punojnë në një pastiçeri në kryeqytet. 32-vjeçari i cili i kishte pikasur, i ka ndjekur deri tek banesa e tyre dhe i ka kërcënuar se do i vriste në këmbim të sendeve me vlerë dhe parave. Fillimisht të rejat kanë kundërshtuar, por pasi Osmani ushtroi dhunë ndaj tyre duke i goditur me grushte, i kanë dhënë shumën prej 500 Eurosh.


Mësohet se të rejat kanë marrë lëndime të shumta nga dhuna e të riut, gërvishtje për shkak të goditjeve me grusht. Menjëherë tre vajzat nga Filipinet denoncuan rastin në polici. Këta të fundit identifikuan autorin përmes targës së makinës dhe u vunë në ndjekje të tij. 32-vjeçari Dren Osmani, u arrestua nga policia në Laç, në tentativë për tu arratisur drejt Kosovës.

Burime nga policia bëjnë me dije se i riu nga Kosova, ka hyrë në Shqipëri në po të njëjtën ditë që kreu grabitjen. Policia dyshon se këtë skemë e ka ndjekur dhe herë të tjera, ndaj po kryhen verifikime të vjedhjeve të denoncuara më parë. Blutë e kryeqytetit po hetojnë nëse 32-vjeçari ka bashkëpunuar edhe me persona të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori