Gjithsej 318 amandamente janë propozuar për propozim-rezolutën për Maqedoninë në Parlamentin Evropian (PE), propozim i përgatitur nga raportuesi Ivo Vajgl, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Propozimi u prezantua para Komitetit për politikë të jashtme të PE-së - AFET. Edhe këtë radhë, eurodeputetët greko-bullgarë udhëheqin për nga numri i amandamenteve dhe ata kanë dorëzuar thuajse dy të tretën e ankesave për tekstin e parë të Vajgl.


Propozimet përfshijnë kërkesa si fshirja e termit ''Republika e Maqedonisë'', ''Maqedonia'', mbiemrit ''maqedonase''. Kërkohet njohja e 100 mijë bullgarëve në Maqedoni, shënim të përbashkët të festave historike me Bullgarinë, etj./Telegrafi/