EULEX-i ka konfirmuar sot se në trazirat e 31 korrikut në veri të vendit ka pasur persona të armatosur, në kohën kur u vendos reciprocitet me Serbinë në çështjen e targave dhe dokumenteve.
Zyra për media e EULEX-it në një përgjigje për Telegrafin bën të ditur se EULEX-i i shtoi më pas patrullat e veta zbuluese në veri të Kosovës dhe fatmirësisht nuk ka hasur në një prani të ngjashme që atëherë.
Nga EULEX-i po ashtu bëjnë të ditur se Forca e tyre e reagimit të shpejtë është në gatishmëri dhe nëse është e nevojshme mund të vendosin njësi policore shtesë.
Lexoni të plotë përgjigjen e EULEX-it dhënë për Telegrafin:
EULEX-i ka monitoruar nga afër të gjitha zhvillimet që mund të ndikojnë në sigurinë e Kosovës, si dhe në sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Njësia jonë e Formuar Policore, e cila përbëhet nga 105 policë, po kryen patrullime ditore në veri të Kosovës për të rritur vetëdijen tonë për situatën.
Më 31 korrik, EULEX-i vuri në dukje një prani të armatosur, të konsiderueshme dhe shqetësuese në barrikadat e ngritura në veri të Kosovës.
Si përgjigje, EULEX-i i shtoi më tej patrullat e veta zbuluese në veri të Kosovës dhe fatmirësisht nuk ka hasur në një prani të ngjashme që atëherë.
Si reaguesi i dytë i sigurisë së Kosovës, EULEX-i mban koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me KFOR-in, përkatësisht reaguesin e parë dhe të tretë të sigurisë në Kosovë.
Nëse kërkohet nga Policia e Kosovës, EULEX-i është i gatshëm të veprojë me vendosmëri si reagues i dytë i sigurisë për të de-përshkallëzuar tensionet dhe për të mbrojtur këdo nga çfarëdo kërcënimi – pa marrë parasysh përkatësinë etnike, moshën apo gjininë.
“Forca jonë e Reagimit të Shpejtë” është në gatishmëri 24 orë në ditë në Mitrovicë dhe i nevojitet kohë shumë e shkurtër e reagimit. Nëse është e nevojshme, Misioni mund të vendosë një njësi policore shtesë të formuar nga rezerva për të rritur më tej forcat e saj në terren dhe kapacitetin operacional.
Për të testuar gatishmërinë operacionale dhe për të siguruar koordinim të ngushtë të të gjithë reaguesve të sigurisë, EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës kryejnë stërvitje të rregullta të përbashkëta.
Siguria e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë është prioriteti kryesor i EULEX-it dhe ne do të bëjmë atë që është e nevojshme dhe çfarë duhet për të mbështetur stabilitetin e Kosovës dhe për të kontribuar në sigurinë e popullatës së saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor
Analiza e Friedrich Naumann: Vuçiq po përhap narrativë proruse dhe antiperëndimore, synon Serbinë e Madhe
Hoxha: Bojkotimi i disa mediave nga Vetëvendosje taktizim i domosdoshëm
Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për votim me postë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?