LAJMI I FUNDIT:

31% e ekonomisë në Kosovë është jo formale

31% e ekonomisë në Kosovë është jo formale

Deputeti nga radhët e PDK, Avdyl Ymeri në seancën plenare ka ngritur çështjen e informalitetit në ekonomi dhe konkurrencën e lirë. Ai pyeti ministrin e Financave, Avdullah Hoti se a ka kompani të privilegjuara nga Qeveria, por ai nuk mori përgjigje nga ministri Hoti.

Ministri i Financave tha se shkalla e informalitetit në vend mbetet rreth 31 për qind. Sipas tij, Qeveria ka hartuar një strategji e cila lufton kontrabandën dhe ekonominë jo formale.

Hoti ka folur edhe për fenomenin e pastrimit të parave, i cili tha se me Qeveria ka platformë për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e terrorizimit.


Duke folur për informalitetin nëpër kompani, Hoti tha se nga muaj janar 2015, deri në mars të këtij viti, janë 4 mijë punëtorë që kanë kaluar nga punësimi joformal në atë formal.

Projekti për mbledhjen e kuponëve fiskla ka ndikuar në uljen ekonomisë jo formale, që sipas Hotit, janë 1 milion kuponë fiskal në baza mujore, dhe kjo tregon rritjen e vetëdijes. Hoti foli edhe për aksionin e para dy ditëve nga Dogana e Kosovës për luftimin e kontrabandës. /Telegrafi/