Superliga e Kosovës në fundjavë e ka zhvilluar javën e 23-të, ku pretendentët për titull shënuan fitore.

Drita fitoi derbin ndaj Feronikelit me rezultat 1-0, ndërsa Prishtina mposhti Llapin 2-0.


Ballkani po ashtu mori fitore, duke e mposhtur Drenicën me rezultat 2-1.

Gjilani barazoi me Arbërinë 1-1, ndërsa Trepça ’89 mposhti Besën 2-1.

Redaksia e sportit e Telegrafi.com ka zgjedhur më të mirët e javës duke i futur në një formacion, fal paraqitjeve idivuduale të lojtarëve.

Portieri Faton Maloku: Nëse Drita mori tri pikë të arta në Drenas merita është e portierit Maloku. Ai bëri dy pritje të mëdha, në secilën pjesën nga një, duke e mbajtur portën e paprekur.

faton maloku arrin rekordin ka 560 minuta qe nuk ka pesuar gol

Mbrojtja Besnik Krasniqi: Mbrojtësi i djathtë po zhvillon një sezon të shkëlqyer te Prishtina. Ai shënoi gol të bukur me kokë ndaj Llapi, ndërsa ishte rrezik konstant në të djathtën.

158297682 10159730850033538 8746678200288110561 o

Bajram Jashanica: Kishim kohë pa e parë në formë të tillë. I qetë, i sigurt dhe për më tepër në rolin e goleadorit. Bajram Jashanica është rikthyer në formën më të mirë dhe me të drejtë zë vend në formacionin e xhiros.

158059584 2860261944211505 3289212838590450850 o 1

Bruno Arabal: Mbrojtësi ishte një luftëtar i vërtetë, ishte thjeshtë një mur i pakalueshëm për futbollistët e Gjilanit. I jashtëzakonshëm në pastrimin e topave brenda zonës.

Qlirim Avdulli: Ai pati një mision të vështirë ta ndal njërin nga futbollistët më të mirë të kampionatit siç është Gerhard Prognin, por e kreu me shumë sukses. Madje, ai pati shumë dalje në repartin ofansiv që vuri jo pak në vështirësi mbrojtjen e gjilanasve.

Screenshot 18

Mesfusha Muharrem Jashari: Vazhdon të mbetet një nga më të mirët te 89-shi. Ai ndaj Besës shënoi njërin prej golave më të mirë të sezonit.

Astrit Fazliu: Erdhi nga banka rezervë për të ndezur lojën e Dritës. Kërkonte thellësinë me pasime, ndërsa arriti të jap asistimin e bukur te goli i fitores.

Leonit Abazi: Vazhdon të mbetet i pandalshëm. Prej më të mirëve te Prishtina. Ai asitoi një herë, ndërsa bëri shumë dëpërtime në krahun e djathtë të Llapit duke qenë.

158366514 10159729126063538 825729115864229470 o 1

Sulmi Arbër Hoxha: I rikthyer nga lëndimi, por vazhdon të gjejë formën e tij. Goli i shënuar ndaj Drenicës ishte i bukur, siç di të shënojë vetëm ai. Hoxha do të jetë një shtysë e madhe për Ballkanin.

157656999 2860262037544829 3222829207907123517 o 1

Alban Shillova: Shënon, vrapon, lufton. Një sulmues që është përshtatur shumë mirë në skuadrën e Prishtinës. Ai gjeti golin ndaj Llapit, i cili erdhi pas një insistimi të tij duke bërë presing deri në fund.

157948910 10159729123828538 7982126304986259219 o

Festim Alidema: Anësori i Dritës shënoi një gol që mund të kthejë vetëbesimin e tij. Ai dha një goditje të bukur në kohën shtesë që i siguroi Dritës tri pikë.

Trajneri i javës Ardian Nuhiu: Fitore e madhe në Drenas që e mban lider në Superligë. Zëvendësimet dolën të jenë të qëlluara, pasi Falziu asistoi, ndërsa Alidema shënoi.

Ardian Nuhiu

Formacioni i javës

post template 3

/Telegrafi/

telegrafi sport app