Në 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës, kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kanë zhvilluar një bisedë telefonike.
Teksa ka njoftuar për bisedën telefonike, Zelensky ka thënë se në fokus të bisedës ishte hapja e Ambasadës shqiptare në Ukrainë.
Veç këtyre temave, ata kanë biseduar edhe për situatën në frontin e luftës.
“Pata një telefonatë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Duke uruar për 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet shteteve tona, ai vuri në dukje hapjen e Ambasadës shqiptare në Kiev. Diskutuan situatën në frontin e luftës, rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë në Ukrainë dhe mbështetjen për formulën tonë të Paqes”, ka shkruar presidenti ukrainas.
Had a phone call with ?? PM @ediramaal. Congratulated on the 30th anniversary of diplomatic relations between our states, noted the opening of ?? Embassy in Kyiv. Discussed the situation at the front, the importance of increasing security aid to ?? & support for our #PeaceFormula
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) January 13, 2023
Shqipëria dhe Ukraina më 12 janar mbushën plot 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Një ditë më parë, përmes rrjeteve sociale, Rama njoftoi se me këtë rast do të hapet në Kiev ambasada shqiptare. /Telegrafi/