Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, gjyqtarja e procedurës – Shpresa Emra, ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 12.02.2022 dhe mund të zgjasë deri më 14.03.2022, ndaj të miturit (15 vjeçar) D.M., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale Lëndim i lehtë trupor dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të miturit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:
“Se më 11 shkurt në orët e mbrëmjes, me thikë – mjetë ky i rrezikshëm – që mund të shkaktojnë lëndime të rënda trupore, të dëmtuarit i shkakton lëndim të lehtë trupor, në atë mënyrë për shkak të një mosmarrëveshjeje fillimisht verbale, e sulmon të dëmtuarin duke e goditur e më thikë në këmbën e majtë nga ana e pasme duke shkaktuar plagë prerëse- shpuese gjerësi 2-3 cm thellësi 5-6 cm,, përshkuar më afër si në raportin mjekësor të qendrës emergjente të spitalit rajonal të Prizrenit, e më pas i dëmtuari i nënshtrohet operimit në këmbë.
Në datë kohë dhe vend të njëjte si më lartë, të miturit D.M., i haset në posedim të mjetit të mprehtë – thikë kuzhine me dorëz të zezë dhe tehe 19 cm, e cila sekuestrohet – mjet që hynë në kategorinë e armës së ftohtë e që mund të përdoret për sulm apo shkaktim të lëndimeve trupore, e të cilën i mituri e ka mbajtur dhe përdorur në vend publik Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën dhe mënyrën që dyshohet se janë kryer veprat penale, ku i mituri D.M., dyshohet të ketë kryer veprat penale në vend publik dhe në hyrje të banesës kolektive është përdorur mjet i rrezikshëm – thikë me gjatësi prej 19 cm, rrezikshmërinë shoqërore, dhe vendosmërinë për të poseduar mjet të rrezikshëm.
Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit për të miturin në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, sepse me qëndrimi në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, por i njëjti mund të kryejë edhe vepër tjetër penale me pasoja edhe më të mëdha, andaj caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm për sigurimin e prezencë së tij dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale – përgatitore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker