10 gushti i vitit 1998, mbetet një ditë historike për Komunën e Kaçanikut, ngase në këtë ditë, dolën krismat e para çlirimtare në anën e Kaçanikut, ku edhe ranë heroikisht komandant Agim Bajrami, me bashkëluftëtarët Besnik Begunca e Xheladin Kurtaj, për t’u bërë pjesë e përjetshme e historisë.
Sot mbushen 24 vjet nga rënia heroike e heronjve Agim Bajrami, Besnik Begunca dhe Xheladin Kurtaj, datë kjo në të cilën shënohet edhe Dita e Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”.
Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi më 2019 ka dekoruar 16 dëshmorët e Komunës së Kaçanikut me urdhrin më të lartë shtetëror “Hero i Kosovës”: Avdylgafur Luma, Bashkim Vishi, Besnik Begunca, Fadil Qaka, Hetem Hasaj, Izahir Troni, Milaim Loku, Muhamet Zeneli, Murat Lika, Nazim Terziu, Nazmi Osmani, Osman Luma, , Xheladin Kurtaj, Mejdi Dalloshi, Reshat Shehu dhe Tefik Raka.
Rruga luftarake e Brigadës 162 “Agim Bajrami” ishte e gjatë dhe plot me sakrifica, por ajo ishte edhe e lavdishme.
Kjo Brigadë kishte zbatuar strategjinë e Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandës së Zonës Operative të Nerodimes, duke përdorur taktikën e luftës për të marshuar rrugës çlirimtare.
Rruga luftarake e Brigadës 162 “Agim Bajrami” ka filluar në mars të vitit 1998 me ardhjen e komandantit Agim Bajrami, i emëruar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Ka bërë koordinimin e vijave furnizuese për UÇK-në, ka formuar njësitë e furnizimit, ka formuar njësitin i cili ka udhëtuar më 18 korrik 1998 për në Tropojë për t’u armatosur dhe përgatitur ushtarakisht dhe ka vendosur njësitet e Kaçanikut më 4 gusht 1998 në pikën e luftës, në Jezerc, raporton kp.
Brigada 162 “Agim Bajrami”, në luftën çlirimtare, ka dhënë 95 dëshmorë të lirisë. Në mesin e tyre edhe dy komandantë të Brigadës: Agim Bajrami dhe Qamil Ilazi, dhe veprimtarin e çështjes kombëtare Ismajl Raka.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

Trupi i 27-vjeçarit nga Hasi i Shqipërisë u gjet në mal nga një bari lokal

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar

Arrestohen dy persona, mashtruan një shtetas të Maqedonisë së Veriut - i morën para në Prishtinë

“Vaksinat kanë mish derri, nuk e lejon feja” - debat i ashpër mes predikueses së fesë islame dhe mjekes

A i ka Albin Kurti numrat për qeverinë e re?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasi pauzoi tarifat, Trump: Ky njeri fitoi 2.5 miliardë dollarë, ky tjetri 900 milionë

Brenda bazës së NATO-s në Poloni - simbol i përkushtimit të Amerikës ndaj Evropës

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

“Vaksinat kanë mish derri, nuk e lejon feja” - debat i ashpër mes predikueses së fesë islame dhe mjekes

“Humba kontrollin, jam gati të paguaj mëkatet e mia”, zbulohet letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës

Egli ka humbur një fëmijë shkak i ndarjes me Olsin? Reagojnë ashpër familjarët e saj përmes Instagramit