26 vjet nga çlirimi, Ambasada amerikane: 12 qershori 1999 ishte një pikë kthese, solli shpresë e siguri

Ambasada amerikane në Prishtinë sot në 26 vjetorin e çlirimit kujtoi hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë.
Ambasada e SHBA-së në një postim në Facebook shkruan se në këtë përvjetor, nderojnë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe angazhimin e përbashkët për të ndërtuar një të ardhme të bazuar në paqe, siguri dhe prosperitet.
“Sot shënohen 26 vjet që kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke sjellë shpresë, siguri dhe një rrugë drejt paqes. 12 qershori 1999 ishte një pikë kthese - një pikë që u lejoi familjeve të zhvendosura të ktheheshin dhe komuniteteve të fillonin rindërtimin. Në këtë përvjetor, ne nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe angazhimin tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme të bazuar në paqe, siguri dhe prosperitet”, shkruan ambasada amerikane. /Telegrafi/



















































