LAJMI I FUNDIT:

254 viktima nga COVID-19 brenda 24 orëve në Turqi

254 viktima nga COVID-19 brenda 24 orëve në Turqi

Në Turqi, 254 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit, që është një numër i ri rekord ditor i vdekjeve nga COVID-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sidoqoftë, numri i rasteve të reja bie në rreth 3,400 për të gjashtën ditë me radhë, raporton Reuters.

Turqia ka futur orar ndalimi dhe ka mbyllur restorantet për të zvogëluar përhapjen e COVID-19.


Ankaraja zyrtare pezulloi dje përkohësisht fluturimet nga Britania e Madhe dhe vendet e tjera për shkak të shfaqjes së një lloji të ri të virusit. /kp/Telegrafi/