“Rinia n’fokus” është festival i cili organizohet për herë të parë, ndërsa qëllimi i tij është promovimi i filmave dokumentarë nga krijuesit e rinj, dhe njëkohësisht t’i inkurajojë regjisorët, producentët, produksionet filmike, apo cilindo krijues të filmave dokumentar, ku protagonist kryesor duhet të jetë një personazh nga Mitrovica.

Drejtori i festivalit, Lulzim Hoti, ka thënës e seleksionimi i filmave do të bëhet nga një komision paraprak, i cili do të mbështetet në kriteret e caktuara nga festivali. Ndërsa nga 15 filmat e mbetur të cilët do të shfaqen në festival, një komision profesional do të vlerësojë tre filmat më të mirë.

“Duke ditur se festivali ‘Rinia në fokus’ organizohet për herë të parë, stafi organizativ e konsideron të suksesshme fazën e paraqitjes me filma dokumentarë, pasi që përveç filmave të punuar nga regjisorët vendorë janë paraqitur edhe filma nga regjisorë ndërkombëtarë”, është cituar nga “Koha ditore” drejtori, Lulzim Hoti.