22 vjet nga sulmet e NATO-s mbi Serbinë, Rama: Datë e pashlyeshme për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane

324:"990324-N-1556A-004 A Tomahawk cruise missile launches from the bow of the USS Philippine Sea (CG 58) headed for a target in Kosovo on March 24, 1999. The U.S. Navy cruiser is operating in the Adriatic Sea in support of NATO Operation Allied Force. DoD photo by Petty Officer 3rd Class Renso Amariz, U.S. Navy. (Released)
24 marsi, shënon 22 vjetorin e nisjes së sulmeve të forcave të Aleancës Veri-Atlantike mbi Serbinë.
Në përkujtim të kësaj date, kryeministri shqiptar Edi Rama, në një shkrim në Twitter, ka vlerësuar rolin që presidenti atëhershëm i SHBA-së, Bill Clinton, kishte në bombardimin e Beogradin dhe mbrojtjen e Kosovës.
Ai gjithashtu, e ka cilësuar këtë ditë, si një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.
"Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane", ka shkruar Rama. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































