Përvjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, marrëveshje e cila i dha fund konfliktit të vitit 2001.
Marrëveshja kornizë e Ohrit u nënshkrua më 13 gusht 2001 në rezidencën presidenciale të Vodnos në Shkup nga presidenti i atëhershëm i shtetit Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm dhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Ljubço Georgievski, si dhe liderët e atëhershëm të LSDM-ja, Branko Crvenkovski, për PPD-në, Imer Imeri dhe PDSH-ja, Arben Xhaferi.
Në parimet bazë të dokumentit thuhet se “përdorimi i dhunës për arritjen e qëllimeve politike refuzohet plotësisht dhe pa kushte”.
“Vetëm zgjidhjet paqësore politike mund të garantojnë të ardhmen e qëndrueshme dhe demokratike të Maqedonisë. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë dhe karakteri unitar i shtetit janë të pacenueshëm dhe duhet të ruhen. Nuk ka zgjidhje territoriale për çështjet etnike. Karakteri multietnik i shoqërisë maqedonase duhet të ruhet dhe të pasqyrohet në jetën publike.
Një shtet modern demokratik, në rrjedhën e natyrshme të zhvillimit dhe maturimit të tij, duhet të sigurojë vazhdimisht që Kushtetuta e tij të plotësojë plotësisht nevojat e të gjithë qytetarëve të tij në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, të cilat vetë janë në zhvillim të vazhdueshëm. Zhvillimi i vetëqeverisjes lokale është thelbësor për inkurajimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën demokratike dhe për promovimin e respektimit të identitetit të komuniteteve”, thuhet në dokument.
Më pas janë pikat që lidhen me ndërprerjen e armiqësive, zhvillimin e qeverisjes së decentralizuar, mosdiskriminimin dhe përfaqësimin e drejtë, procedurat e veçanta parlamentare, edukimin dhe përdorimin e gjuhëve, shprehjen e identitetit dhe zbatimin.
Marrëveshja përmban gjithashtu tre anekse:
A. Ndryshimet kushtetuese;
B. Ndryshimet në legjislacion dhe
C. Masat e zbatimit dhe të ndërtimit të besimit, si dhe dispozitat përfundimtare.
Në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes, në vitin 2004 u krijua Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, i cili më vonë u shndërrua në Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin