Këto janë ditët e fundit të aksionit të mbjelljes së pemëve, ku synimi i bashkisë është të arrijë 100 mijë të tilla.
Deri tani në kryeqytet janë mbjellë mbi 93 mijë pemë falë kontributit të qytetarëve, bizneseve, por edhe institucioneve, të cilat i janë bashkuar aksionit për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra.
“Kemi hyrë në një fazë finale të mbjelljes së pemëve në Tiranë. Duam të maksimizojmë kohën e mbjelljes, që mbaron në fund të marsit. Ndaj, në datën 21 Mars do të kemi një ‘grand finale’ për të kapur rekordin tonë të 100 mijë pemëve të mbjella në Tiranë. Nëse do të na ndihmojnë të gjithë qytetarët, në çdo lagje, pallat, shkollë a kopsht, do kemi një Tiranë shumë herë më të gjelbër se sa ajo që gjetëm përpara 3 vitesh. Stacioni i fundit do të jetë 21 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, ku me siguri do ta thyejmë rekordin”, tha Veliaj.
Deri në 21 mars, që përkon edhe me Ditën Botërore të Pyjeve, Bashkia e Tiranës do të organizojë disa aksione që synojnë arritjen e rekordit për mbjelljen e mbi 100 mijë pemëve të reja, si pjesë e projektit të Pyllit Orbital. Pas suksesit të 17 janarit, 14 shkurtit apo dhe të festave të 7-8 Marsit, ku qytetarët iu bashkuan aksionit për mbjelljen e pemëve të reja, për çdo datë të shënuar në të gjithë kryeqytetin do të organizohen aksione për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra.
Kryebashkiaku Veliaj ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që të shfrytëzojnë kohën e mbetur për të shtuar sipërfaqet e gjelbra në lagjet ku jetojnë.
“Mund të kemi një Tiranë fantastike, ku me çdo pemë të mbjellë, jo vetëm kontribuojmë në qytet, por edhe përkujtojmë një datë të shënuar apo një njeri të dashur dhe të shtrenjtë. Jam shumë i lumtur që po japim shembullin vetë të parët. Është shumë e rëndësishme që t’i kërkojmë të gjithë qytetarëve të kontribuojnë dhe më vjen mirë që kanë filluar edhe pallatet, edhe kopshtet, edhe çerdhet, edhe shkollat, por është shumë e rëndësishme që si bashki me gjithë institucionet tona të japim shembullin tonë”, përfundoi Veliaj.
Pylli Orbital, i njohur ndryshe edhe si unaza e 5-të e Tiranës, do të çojë në mbjelljen e një muri të gjelbër me 2 milionë pemë që do të lidhë 14.671 hektarë parqe, fusha bujqësore, pyje dhe forma të tjera të vegjetacionit rreth qytetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë