Krizat ekonomike janë të shpeshta. A do të ketë një krizë edhe në vitin 2019? Pas nesh kemi lënë një vit me shumë sfida, ndërsa këtë vit sfidat do të jenë edhe më të mëdha.
Profetët e krizave e kanë të lehtë – çdo herë ata e vizatojnë një djall në mur dhe thonë se kriza dhe thyerjet ekonomike në vitin e ardhshëm do të jetë edhe më të rënda. E më pas kur vërtet ndodhë diçka thonë, “e shihni, ju kemi thënë me kohë!”.
Ata shkojnë nëpër vende të ndryshme, përhapin frikë dhe shesin librat e tyre.
Por nëse shikon gjendjen e tanishme ekonomike, në fund të vitit 2019 mund të ketë vërtet një thyerje ekonomike. Probleme të pazgjidhura ka gjithandej. Kaosi rreth BREXIT-it, populistët në Itali, lufta tregtare SHBA-Kinë. Në fakt, askush nuk do të donte të paramendonte një recesion të ri në Evropë, sepse pasojat mund të jenë të paparashikueshme.
Banka Qendrore Evropiane e ka shpenzuar municionin dhe tani ka mbetur peng i politikës së Mario Draghit, me një përqindje zero të interesit. Mosveprimi i tij, paraqet një bazë të fuqishme për një krizë të re.
Administruesi më i madh botëror i pasurive Blackrock, ka paralajmëruar investitorët që të mos blejnë aksione në tregjet evropiane. Rreziku është tepër i madh, shanset për fitim janë tepër të vogla. Duhet të shqetësohemi nëse investitorët sërish i kthehen më fuqishëm blerjes së bonove amerikane, me shpresë se atje do të kenë më shumë përfitime. Shenjat për një krizë të re janë të qarta.
Por shqetësimi më i madh është mali i borxheve në mbarë botën. Prej vitit 2007, borxhet në botë janë rritur për 42 për qind dhe aktualisht, borxhet kapin një shumë prej 237 miliardë dollarë, që është një shumë jashtëzakonisht e lartë. Investitorët kanë futur vetëm në Wall Street një kapital prej 670 miliardë dollarë. Ata spekulojnë me para të huazuara. Një bombë e kurdisur!
Bota sot ka më shumë borxhe se në kohën e krizës. Varësisht nga burimi, thuhet se borxhet e përgjithshme kapin një shumë prej 225 për qind deri 245 për qind të fuqisë ekonomike botërore. Vetëm sa për shpjegim, në Eurozonë shtetet përballen me pakënaqësi, në qoftë se borxhet e një vendi janë më të larta se 60 për qind. Ndërkohë që borxhet globale po rriten më shpejtë se shkalla e zhvillimit ekonomik. Rritja e viteve të fundit e ka pasur një çmim të lartë.
Nëse kjo fluskë pëlcet, që me siguri do të ndodhë, atëherë duhet të jenë të kënaqur të gjithë ata të cilët janë përgatitur mirë. Të tjerët, do të përballen me pasoja të rënda. Shtetet e futura tepër në borxhe nuk mund të llogarisin me paketa të reja ndihmash. Ndërkohë që BQE nuk do të ketë masa të reja në dorë për nxitjen e zhvillimit ekonomik, për shkak se interesi edhe tani është zero.
Amerikanët për shkak të politikës së Trumpit me siguri që do të paguajnë një çmim të lartë, për shkak të futjes së re në borxhe. Ndërsa evropianët do të paguajnë për shkak se janë kënaqur tepër me zhvillimet e mira ekonomike në disa vitet e fundit. Por evropianët nuk janë përgatitur për krizë.
A do të ketë vërtet një thyerje të madhe ekonomike në vitin 2019? Dhe në cilën ditë të javës do të ndodhë një thyerje e madhe? Këtë duhet t’i pyesni profetët e krizave. Ata mund t’ua thonë shumë saktë! /DW /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sa janë investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri – GAP paraqet të dhënat

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi