Policia e Pogradecit ka dhënë informacion në lidhje me operacionin e zhvilluar në qytet ku janë vënë në pranga 6 persona.
Mësohet se kontrollet janë zhvilluar pas një procedimi të nisur një javë më parë në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 11 Janar kur një person tentoi të vriste me mjet prerës një tjetër.
Në aksion u përfshinë 200 forca policie, mes tyre edhe nga RENEA. Ndërkohë janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu, armë të ftohta, kokainë, shuma parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.
Sa i përket të arrestuarve ata janë:
Fatio Bono, 35 vjeç, lindur dhe banues Vërdovë Pogradec. Ai u arrestua për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabande” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i janë gjetur një shumë monetare prej 6 015 900 lek, 22520 Euro, 3200 Dinarë maqedonas, 2675 Dollarë amerikane të cilat dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria e tij kriminale. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar i janë gjetur në ambient magazine ne banesën e tij qindra litra naftë e dyshuar kontrabande nga Maqedonia e Veriut dhe një automjet i markës Land Rover, vit prodhimi 2018.
Eris Çekani, 41 vjeç lindur dhe banues në Pogradec. Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armève, armëve shpërthyese dhe municionit”. Nga kontrolli i ushtruar ne banesën e tij i janë gjetur 3 armë të ftohta (thika) njëra prej tyre, thikë stilolaps si dhe fishekë model 56.
Denis Xhemollari, 33 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, pasi nga kontrolli i ushtruar i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike e llojit (kokainë).
Arbri Berberi, 47 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” , pasi nga kontrolli i ushtruar i është gjetur një armë e ftohtë (shufër hekuri me ngjyre të errët me doreze të gomuari të policisë).
Aldi Hoxha, 34 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armëve shpërthyese dhe municionit” “Prodhimi , mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i janë gjetur 2 armë gjahu dhe 1 pistoletë pa leje përkatëse, një sasi municioni luftarak, 2 armë të ftohta të llojit thika flutur si dhe një shumë monetare prej 5 043 560 Lek, 31 810 Euro, 22 915 Dollarë amerikane, 685 700 Dinarë maqedonas, 2920 Dollarë kanadeze, 1550 Franga zvicerane, 800 Dollarë australiane, 620 Paund.
Enxhi Xhemollari, 33 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” pasi nga kontrolli i ushtruar në dy aparatet e tij celulare i janë gjetur llogari (accounte) në emrin për vendosjen e basteve sportive për shtetas të ndryshëm me qëllim përfitimi si dhe një shume monetare prej 200 000 Lekë të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari./TV Klan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania