Euro mbush 20 vjeç në Janar, por ka kohë që është kthyer në valutën e dytë më të madhe në botë. Pas 2 dekadash të kritikave të mëdha dhe projeksioneve për të dështuar, valuta e përbashkët ka jetuar më gjatë se parashikimet më të ashpra, kur u themelua në vitin 1999.
Pavarësisht të metave të dokumentuara, euro i ka kaluar 2 dekada me 3 arritje të mëdha. Fillimisht, sondazhet tregojnë se ka fituar mbështetje të mëdha publike në këto dy dekada. Së dyti, Qeveritë e vendeve me më shumë borxh të Eurozonës kanë kursyer triliona euro për shkak të uljes së kostove të huamarrjes që ka ofruar.
Së fundmi, Banka Qendrore Europiane është treguar shumë më fleksibël dhe inovuese se sa mendonin edhe mbështetësit e institucionit kur u projektua në fund të viteve 90. Ndërkohë që këto përfundime maskojnë periudhat e ndërhyrjeve, ato janë një testament i jetëgjatësisë dhe përshtatjes të një sistemi, që edhe nobelisti Milton Friedman, ka thënë se është shumë i ngurtë për t’i mbijetuar recesionit të parë.
Në vitin 2010, kur Greqia dhe Irlanda morën paketën e parë të shpëtimit, vetëm 51% të një sondazhi nga Komisioni Europian mendonin se euro është pozitive për vendet e tyre. Në 2018-ën, sondazhi i publikuar javën e kaluar nga Komisioni, tregoi se shifra ishte rritur në 64%. Ky është niveli më i lartë i suportit që kur nisën sondazhet në vitin 2002. Vetëm në 2 vende, Lituani dhe Qipro, shumica e vendeve mendojnë se euro përbën diçka negative.
Pavarësisht krizës ekonomike, 60% e grekëve mendojnë se euro është pozitive për Greqinë. Ndërkohë, në një vend tjetër që ka pasur pakënaqësi ndaj valutës, Itali, 57% e të anketuarve mendojnë se duhet euro, sipas sondazhit të Komisionit Europian, që ka vlerësuar përgjigjen e 17,589 personave.
Në më pak se dy vite pasi u prezantua, Euro ra me 30% nga 1.1747 dollarë, në vetëm 0.8240 kundër valutës amerikane. Banka Qendrore Europiane, së bashku me banka të tjera qendrore të G7, ndërmorën një serë ndërhyrjesh në tregun e këmbimit valutor për ta parandaluar që të binte më tej. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Bursa dhe punë praktike në AI dhe Energji Solare nga ICK dhe LuxDev

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës