LAJMI I FUNDIT:

20 tetori më i nxehtë në Prishtinë që nga vitet e 70-ta

20 tetori më i nxehtë në Prishtinë që nga vitet e 70-ta
Foto: Arkiv

Prishtina Weather ka njoftuar gjatë ditës së premte është shënuar temperatura 28 gradë Celcius, me ç’rast ky 20 tetor ishte më i nxehti në kryeqytet ngase siç thuhet, që nga vitet e ’70-ta nuk ka pasur temperaturë kaq të lartë në këtë datë të vitit.

Sipas njoftimit, temperaturat janë ngritur në vlera rekorde në disa pjesë për shkak të erërave jugore që frynë përgjatë rajonit

“Ky 20 tetor edhe ishte më i nxehti në Prishtinë, ngase në shënimet paraprake, nga vitet e ’70-ta nuk ka pasur temperaturë kaq të lartë në këtë ditë.  Ndërkohë edhe sa i përket periudhës së dhjetëditëshit të dytë, temperaturë prej 28 gradë Celcius shfaqet pas gati 30 vitesh”, thuhet në njoftimin për media.


“Në dhjetëditëshin e dytë të vitit 1993, regjistrohen temperatura prej 28.7 gradë Celcius në stacionin në Prishtinë, në datat 15 e 18 tetor. Temperatura prej 28 gradë Celcius, edhe është më e vonshmja që regjistrohet në këtë periudhë tetori në vend”.

Tutje bëhet e ditur se më 1 tetor të vitit 2012, në aeroportin e Prishtinës është regjistruar temperatura më e lartë prej 31.9 gradë Celcius, derisa gati 20 vite më herët në stacionin në Prishtinë, me datë 1 tetor 1991, maksimalja ishte 31.5 gradë Celsius. /Telegrafi/