LAJMI I FUNDIT:

20 raste pozitive dhe 197 të shëruar nga coronavirusi në 24 orët e fundit

20 raste pozitive dhe 197 të shëruar nga coronavirusi në 24 orët e fundit
Laboratori në IKSHPK / Foto: Ridvan Slivova

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2,066 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 20 raste pozitive.

Ministria e Shëndetësisë njofton se brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 103,908.


Në total numri i rasteve aktive është 1.334.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.922 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 78.477 doza të vaksinës. /Telegrafi/