LAJMI I FUNDIT:

20 nëntori- Dita e Alfabetit

20 nëntori- Dita e Alfabetit

20 nëntori është shpallur Dita e Alfabetit, për të nderuar njërën nga ngjarjet më të mëdha në kulturën shqiptare, Kongresin e Manastirit, ku u njësua alfabeti shqip.

Qeveria Shqipërisë miratoi shpalljen e 20 nëntorit si një ditë feste.

“Qeveria vendosi sot që data 20 nëntor të shpallet Dita e Alfabetit në kujtim të ditës së Kongresit të Manastirit, e cila 100 vjet më parë u mblodh për të përcaktuar alfabetin latin për shkrimin e gjuhës shqipe”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Këtë vit, Kongresi i Manastirit mbushi 100 vjet. Me këtë rast janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në Tiranë, Elbasan, Korçë e Manastir. /panorama/telegrafi/