LAJMI I FUNDIT:

20% në Maqedoni, kundërthënie mes Ahmetit dhe Selës (Video)

20% në Maqedoni, kundërthënie mes Ahmetit dhe Selës (Video)

Partitë shqiptare larg unifikimit për largimin e përcaktimit 20 për qind për gjuhën në Kushtetutë. Derisa pushteti thotë se rëndësi kanë proceset integruese, opozita akuzon shumicën për anashkalimin e shqiptarëve. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, apelet për largimin e 20 përqindëshit nga Kushtetuta e vlerëson si çështje të cilës po i fryhet shumë.

“Më duket se po ekzagjerohen ca gjërat. Mendoj se të gjitha gjërat janë në zhvillim edhe atë në zhvillim shumë të mirë dhe të drejtë- deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Në të njëjtën vijë me BDI-në është edhe Besa e Afrim Gashit. Sipas tyre, në këtë situatë nuk ka nevojë për patriotizëm edhe pse në programin e kësaj partie në mënyrë taksative thuhet se shqiptarët duhet të llogariten shtetformues dhe jo pakica.


“Ne jemi për t’i përkrahur proceset integruese dhe jo për t’i penguar, e aq më pak për të bërë marketing politik në këto momente shumë të rëndësishme sa i përket ardhmërisë së vendit dhe qytetarëve të Maqedonisë- tha Rexhep Memedi, Deputet i Lëvizjes Besa.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela vlerëson se pamundësia për të faktorizuar shqiptarët buron nga partitë shqiptare në pushtet.

“Nuk është folklorizëm të mbrosh gjuhën e nënës dhe të kombit. është mese e qartë se BDI i ka shërbyer dhe i shërben përuljes, janë putha doras të llojit të vetë, klasik e aq më tepër që tani në kuadër të ndryshimeve kushtetuese kanë marr rolin e udhëheqësve për të kundërshtuar të drejtat e shqiptarëve. është mese e qartë se ata përfaqësojnë klanet e interesit tyre, mbrojnë interesat e kujtdo qoftë tjetër përvec se të shqiptarëve- pohoi Zijadin Sela, Kryetar i ASH-së.

Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa konsideron se interesat e shqiptarëve janë lënë në harrës si pasojë e akomodimit të partive shqiptare në pushtet.

“Shumica parlamentare si duket është akomoduar në pushtet dhe kjo puna e pushtetit i ka pëlqyer si tepër, mirëpo kjo nuk nënkupton se edhe shqiptarët janë të akomoduar në jetë dhe standardin e përditshëm të tyre. Shqiptarët kanë nevojë për gjuhën e tyre, të drejtat e tyre dhe standard më të mirë- tha Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes Besa.

Në rrjetet sociale ka nisur fushata “Mos më quaj 20 për qind, unë jam shqiptar”, iniciativë kjo e cila po gjen mbështetjen edhe nga organizatat jo qeveritare. Në deklaratën e përbashkët të partive shqiptare kërkohet që subjektet të angazhohen me qëllim kategorizimin e shqiptarëve si shtet-formues dhe jo si etni. Në këtë deklaratë potencohet se Kushtetuta e Maqedonisë duhet të përcaktojë se “gjuha maqedonase me alfabetin cirilik dhe gjuha shqipe me alfabetin e saj janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë”./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori