Fëmijët të cilët po trajtohen në Klinikën e Pediatrisë sot nga dritarja kanë parë figura të ndryshme të “superheronjve”.
20 alpinistë të maskuar përmes litarëve janë lëshuar nga kate të ndryshme, rreth dritareve të kësaj klinike, kjo me qëllim që të dhurohen donacione të cilat do të shërbejnë për të ndihmuar fëmijët me kancer në repartin e Hemato-Onkologjkisë Pediatrike në QKUK.
Pediatrja Rufadie Maqastena-Maxhuni ka treguar se ditëve të fundit ka një numër të madh të fëmijëve të cilët po trajtohen në Klinikën e Pediatrisë.
“Ne në klinikë kemi një numër bukur të madh të pacientëve, në sezonin e gripit që kemi një fluks pak më të madh. Po i kemi edhe të gjithë ata pacientë të cilët vijnë edhe marrin trajtim për profile të ndryshme nga aspekti i pediatrisë. Edhe ata e presin me padurim, i kemi lajmëruar që një pjesë do të vijnë figurat, e ‘idollët’ e tyre do i vizitojnë e do i shohin ka lëshohen me litarë nga dritaret, se është e pamundur që me i nxjerr fëmijët jashtë në këtë kohë ftohtë, një pjesë janë edhe të varur me infuzione”, ka thënë ajo.
Pas aktivitetit të “super-heronjve”, fëmijëve u janë shpërndarë edhe dhurata.
Elvira Ibrahimi nga klubi “Alpin Prishtina” tha se me këtë aktivitet kanë dashur të falënderojnë edhe stafin mjekësor që trajtojnë fëmijët me sëmundje të ndryshme.
“Kjo ngjarje është organizuar nga “Care for Kosovo Kids” dhe klubi “Alpin Prishtina” si dhe është mbështetur nga Banka Ekonomike. 20 superheronj të grupit alpin të veshur në rroba të superheronjve, pra 20 alpinistë sot përmes litarëve lëshohen nga Klinika e Pediatrisë dhe me vete do të kenë dhurata…”, ka thënë ajo.
Përveç kësaj, Mrika Karaqi nga “Care for Kosova Kids” tha se po synojnë që të mbledhin donacione për të ndihmuar fëmijët me kancer, raporton kp.
“Ne si organizatë mundohemi ta sigurojmë terapinë falas për këta fëmijë, të cilët gjenden në Klinikën e Hematonkologjisë Pediatrike, mirëpo ky aktivitet organizohet për të gjithë Klinikën e Pediatrisë. I ftojmë të gjithë që të kontribuojnë pasi që ne mbështetemi në bazë të fondeve, pjesa më e madhe e fondeve mblidhen në Holandë. Dhe do të kishte me qenë mirë që kjo të jetë thirrje që edhe në Kosovë të ndihmojmë sa më shumë për fëmijët tanë që të mbërrijmë të sigurojmë terapinë”, tha Karaqi.
Gjatë këtij aktiviteti kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Ndërkaq, kryeshefi ekzekutiv i Bankës Ekonomike, Arijan Haxhibeqiri ka thënë se tash e dy vjet po përkrahin këtë organizim dhe po ndihmojnë edhe sigurimin e medikamenteve.
“Përgjegjësia sociale është pjesë shumë e rëndësishme e bankës tonë, jo rastësisht edhe këtë vit e përkrahim. ‘Care for Kosovo Kids, në veçanti e bën këtë momentum në vigjilje të festave të fundvitit, përkrahja për kategorinë më të ndjeshme dhe më fisnike të shoqërisë që janë fëmijët, e në veçanti është shumë e rëndësishme sepse përfshihen fëmijët në nevojë në kuadër të repartit të Hematologjisë-Onkologjisë. Përkrahja jonë këtë vit shkon në pjesën e medikamenteve, që është më se e rëndësishme për këta fëmijë, ndërsa pjesa tjetër është pjesa e argëtimit, apo pjesa e zbavitjes që përfshin lodrat e ndryshme”, ka theksuar ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit