Nëse “1984” hapet, tregohet dhe mbyllet me protagonistin Winston Smith të Ministrisë së të Vërtetës – një burrë që jetonte në Oqeani dhe është në vëzhgim të vazhdueshëm nga Vëllai i Madh. Si do të ishte kryevepra e George Orwellit e parë me sytë e një gruaje, nga Julia – e dashura e Winston dhe një tjetër protagoniste në roman?
Një version femëror apo feminist i romanit “1984” ishte një ide që qarkullonte prej disa kohësh në qarqet letrare anglo-saksone, por që tani do të gjejë dritën falë botueses “Granta” dhe mbi të gjitha autores së librit, shkrimtares amerikane Sandra Newman.
Siç raportohet nga “The Guardian”, romani do të quhet “Julia”. Libri duhet të dalë vitin e ardhshëm dhe do të jetë protagonistja tjetër e librit, Julia – e punësuar në Departamentin që paketon artikujt e shkruar nga makineritë – e cila do të jetë qendra e gravitetit dhe syri i vërtetë i komplotit.
Sipas shtëpisë botuese, Julia “kupton botën e Oqeanisë”, gjegjësisht kontinentin ku bën pjesë edhe Mbretëria e Bashkuar në “1984”, “shumë më mirë se Winstoni dhe është e kënaqur me jetën e saj, derisa ajo i jep atij një shënim i cili mund të përfaqësojë vetëvrasjen e tij”. Një vizion ky që, siç vë në dukje gazeta britanike, e kishte përshkruar edhe Orwelli në roman: “Julia është më e mprehtë se Winstoni dhe më pak e ndjeshme ndaj propagandës së Vëllait të Madh. Julia vë në dyshim mësimet e partisë vetëm kur ato ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e saj. Ajo është gati të pranojë mitologjinë zyrtare pa bërë shumë pyetje, thjesht sepse dallimi mes së vërtetës dhe gënjeshtrës nuk e shqetësonte shumë”.
Drita për projektin ka ardhur nga trashëgimtari i Orwellit, djali i tij i adoptuar Richard Blair, i cili bën me dije se “jemi përpjekur për një kohë të gjatë ta realizojmë këtë projekt dhe një shkrimtare si Sandra Newman është autorja e përsosur”.
Me pak fjalë, nëse historia mund të rishkruhet edhe një herë, të paktën qëllimi është pozitiv në këtë rast. /Gazeta “Si”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Prizreni ruan monedhat ilire

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

DUKE FOLUR ME IDIOTË

Vizita e gazetarit anglez Edward Frederick Knight, në veriun e Shqipërisë së vitit 1879

Pesë simbolet e fshehura në pikturat e Vermeerit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës