Kur në verë të vitit 1914 u shpall Lufta e Parë Botërore, tërë Evropa u gëzua dhe festoi. Politikanët dhe shtypi i atëhershëm e kishin krijuar atmosferën e mirë të luftës dhe ndjenjën e fitores së shpejtë. Të gjithë ushtarët mendonin se për Kërshëndella, pas disa muajve, do të ktheheshin në mënyrë triumfuese dhe heroike për të festuar në sheshet e qyteteve të tyre. Por, ndodhi e kundërta. Lufta zgjati katër vite dhe merr jetët e miliona të rinjve që u nisën të gëzuar se do të ktheheshin shpejt.
Filmi “1917” mëton ta paraqes sesa e pakuptimtë ka qenë kjo luftë në të cilën, vite me radhë, vija e frontit shtyhej vetëm për disa metra, herë në njërën e herë në fushën tjetër të palës ndërluftuese armiqësore. Kjo nuk është diçka e re në kinematografi, pasi që shumë filma deri tashti e kanë trajtuar këtë temë. Por, e veçanta e filmit “1917” është se tragjedia e luftës paraqitet e thjeshtësuar, por me të njëjtin efekt.
Një e veçantë edhe më dalluese është puna teknike e bërjes së filmit. Puna me kamerë është elementi që e bënë këtë film të cilësua]r dhe që e vendos mbi tjerët që i kemi shikuar deri sot. Një teknikë të ngjashme e ka përdorur regjisori rus Mikhail Kalatozov në filmin “Я Куба” (Unë jam Kuba) që është xhiruar në teknikën bardhzi në vitin 1964. Por, ky film për objekt ka turmat e njerëzve dhe përmban disa tregime që rrëfejnë jetën e kubane para periudhës komuniste. Për dallim, te “1917” duket se i tërë filmi është një skenë dhe një tregim i filmuar nga afërsia. Ngjarja vizuelisht është lineare apo lëvizje e një segmenti të drejtë, nga një pikë në tjetrën, që është fillimi dhe mbarimi i filmit. Nuk ka kthim prapa. Asnjë akt nuk ndodhë dy herë në të njëjtën skenë. Gjithçka zhvillohet në lëvizje, në perspektivë dhe brenda kuadrit të pamjes së re.
Skena e hapjes është një lis diku në Francë, nën të cilin pushojnë (flenë) dy ushtarë britanikë, Schofield (MacKay) dhe Blake (Chapman), të cilët janë të rinj si ushtarë po edhe si aktorë. Zgjimi i tyre është fillimi i filmit (ngjarjes). Ata urdhërohen që ta dërgojnë një letër me urdhër për Batalionin e Dytë të Regjimentit të Devonshirit. Ky batalion është duke u përgatitur për sulm me 1600 ushtarë të komanduar nga gjenerali (Colin Firth), i cili mendon se i ka ardhur rasti që ta vërtetoj aftësinë e tij strategjike ushtarake. Urdhri nga shtabi është që të mos ndodhë sulmi për shkak se gjermanët e dëshirojnë mu këtë veprim pasi që kanë krijuar kurth për ta asgjësuar tërë këtë njësi britanike.
Rruga e bartjes së letrës që bëhet nëpër hendeqe, shtigje dhe pengesa me gjemba, paraqet rrëfimin e tmerrit që ka krijuar lufta. Kërshëria dhe ndjenjat e shikuesit shtohen me zgjatjen e filmit. Filmi shikohet duke i kafshuar thonjtë (nail-biting), siç thonë anglezët. Fushat janë të mbushura me kufoma dhe me rreziqe të pritura e të papritura. Ushtari Blake dëshiron të arrij në cak edhe për shkak se atje e ka vëllain. Por, ai vritet në gjysmë të rrugës. Madje, vritet nga piloti gjerman të cilit dëshiron t’i ndihmoj pas rënies së aeroplanit të tij. Schofield vazhdon rrugën me dhembjen për humbjen e shokut të luftës, e cila dhembje thuhet se nuk kuptohet nga ata që nuk e kanë provuar.
Pas gjithë vështirësive të një odisejade homerike dhe përkundër të gjitha parashikimeve, ushtari e mbërrin cakun dhe e dorëzon letrën. Ai e kryen detyrën dhe ulet për të pushuar nën një lis. Por, ushtari është i vetmuar, pa shokun e tij. Simbolikisht, ky është segmenti i udhëtimit: nga pika fillestare në atë përfundimtare apo nga një lis në tjetrin. Ky është udhëtimi linear i kamerës që e shënon ngjarjen për të cilën gjë regjisori ka bërë një lloj çudie në këtë film.
Regjisori, skenaristi dhe aktorët meritojnë lëvdata për punën e shkëlqyeshme. Filmi është duke u vlerësuar lart nga kritikët, fakt që shërben për hapjen e rrugëve për Oscar. Tekefundit, regjisori Sam Mendes është i njohur për filma të mirë, siç është ‘Spectre’ (James Bond) dhe shumë të tjerë përfshirë ‘American Beauty’ për të cilin është shpërblyer me Oscar.
Regjisori është inspiruar nga tregimi i gjyshit të tij (Alfred Mendes), i cili ishte ushtar gjatë Luftës së Dytë Botërore. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/shkrimi-i-gjergj-fisht-euml-s-102-vjet-m-euml-par-euml-shqiptar-euml-t-presin-ccedil-far-euml-u-jep-europa_hd-780x439.jpg)
Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë
“Durrsaku” aventurier që u bë ambasador në Perandorinë Osmane
![Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Sindhi-780x439.jpg)
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej
![KËTO MUND T’JU PREMTOJ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/twain-780x439.jpg)
KËTO MUND T’JU PREMTOJ
![Jeta tragjike e Rikardit II dhe Henrit IV](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Rikardi-e1734618350958-780x439.jpg)
Jeta tragjike e Rikardit II dhe Henrit IV
![DJE TË KAM PUTHUR NË BUZË](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/01/PEDRO-SALINAS-780x439.png)
DJE TË KAM PUTHUR NË BUZË
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi