Trupi gjykues në rastin e Salih Mustafës e ka caktuar 26 majin si datë kur parashikon të mbyllet paraqitja e provave nga ana e mbrojtjes.
Gjyqtarja Mappie Veldt-Folgia e ka urdhëruar mbrojtjen e Mustafës që të njoftojë me shkrim se nuk do të paraqesë dëshmitarë apo materiale të tjera. Kryetarja e turpit gjykues ka bërë të ditur se deklarata jo nën betim e Salih Mustafës do të bëhet më 19 maj.
Trupi gjykues gjithashtu e ka përcaktuar të mërkurën e 25 majit si afat kohor për palët dhe mbrojtjen e viktimave të paraqesin kërkesat për të paraqitur prova materiale të përdorura gjatë pyetjeve përkatëse që ua kanë bërë dëshmitarëve të mbrojtjes të cilët kanë dëshmuar në prill dhe maj të këtij viti.
Urdhrat për seancat e ardhshme në gjyqin ndaj Mustafës, kryetarja e trupit gjykues i ka dhënë gjatë seancës që është mbajtur sot, ku është dëgjuar dëshmitarja e 15-të e mbrojtjes, Ibadete Canolli-Kaçiu.
Pas pyetjeve të mbrojtjes, dëshmitarja është përgjigjur në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar rreth qëndrimit në Zllash nga 16-21 prill 1999.
Ajo ka pohuar se Salih Mustafa ishte komandant i BIA-s, ndërsa ka shtuar se i njëjti është kujdesur për sigurinë e rrugës së personave të plagosur.
“Në atë kohë nuk e di, por mandej e kam kuptuar që ka qenë Salih Mustafa. E di që ka pasur një pozitë udhëheqëse, por gjatë transportit të të plagosurve me datën 21 prill zoti Mustafa ka qenë i veshur me uniformën ushtarake edhe gjatë tërë kohës e kam ditur që nën udhëheqjen e komandant Calit do të transportohen të plagosurit për në Majac. Kur i kam pyetur ushtarët se si do t’i transferojmë, kanë thënë nën udhëheqjen e komandant Salih Mustafës do t’i çojmë të plagosurit në Majac. Salih Mustafa ka qenë përgjegjës për sigurimin e rrugës që ne të vazhdojmë”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se Salih Mustafën e njeh prej fillimit të vitit 1999 dhe sipas saj ata janë takuar në ordinancën e Flora Brovinës në Prishtinë në të cilën Canolli kishte shërbyer deri në bombardimet e NATO-s.
“Ka qenë ish-i burgosur politik që ka kontribuar shumë për popullatën civile dhe vendin e vet, ka dhënë çdo gjë nga vetja për lirinë e vendit tonë. Pas luftës jo vetëm me zotin Salih Mustafa, por as me anëtarë të tjerë, disa që i kam pasur familje, nuk i kam ruajtur kontaktet me ta. Unë i jam kthyer jetës sime të përditshme, kam krijuar familje, kam krijuar karrierë”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se nuk ka marrë asnjëherë urdhër nga Mustafa apo dikush tjetër në Zllash.
“Nuk kam parë duke urdhëruar dikë ose duke bërë diçka gjatë kohës sa unë kam qenë në Zllash, kam parë gjak, kam dëgjuar krisma, kam parë të plagosur e të sëmurë, nuk kam pasur kontakte, gjatë transportit me zotin Mustafa jemi takuar disa herë kur ky e ka vëzhguar rrugën, e ne kemi shkuar prapa tij”, ka thënë dëshmitarja.
Prokurori Cezar Mihalchuk ka pyetur dëshmitaren edhe rreth deklaratave të një dëshmitari të ZPS-së i cili në gjykatore kishte thënë se disa anëtare femra të UÇK-së kanë marrë pjesë në keqtrajtimin e tij.
Prokurori Mihalchuk: Gjatë këtij gjykimi, jo ti por të tjerët, një nga dëshmitarët që është edhe viktimë në këtë çështje ka thënë se disa nga gratë që kanë qenë anëtare të UÇK-së kanë marrë pjesë në keqtrajtimin e tij brutal, mizor në Zllash. A dini ndonjë gjë ju për këtë?
Dëshmitarja Canolli: Jo.
Prokurori Mihalchuk: Ju vetë, a jeni përfshirë në keqtrajtimin e ndonjë personi civil gjatë luftës?
Dëshmitarja Canolli: Unë e kam dhënë një betim se do t’iu ndihmoj njerëzve, keqtrajtimi është ndëshkim ndaj punëtorit shëndetësor.
Në këtë diskutim seanca ka vijuar me përmbajtje të redaktuar për publikun. Gjatë dëshmisë së saj, Canolli ka thënë para trupit gjykues se nuk ka parë apo dëgjuar të jenë ndaluar apo maltretuar persona në Zllash.
“Ditën kur kam shkuar, kam shkuar lirshëm, dhe ushtarët në oborr kanë qarkulluar lirshëm, fëmijët e zotit Fatmir Humolli dy apo tre herë kanë ardhur te dhoma ime, do të thotë në oborr, kanë qarkulluar lirshëm. Kjo është përgjigjja, nuk besoj që ka pasur diçka. Nuk kam parë dhe nuk kam dëgjuar”, ka thënë ajo.
Dëshmia e Canollit para Dhomave të Specializuara në Hagë ka përfunduar ndërsa gjyqi do të vazhdojë më 19 maj me deklaratën jo nën betim të të akuzuarit.
“Takohemi më 19 maj në 09:30 për deklaratën jo nën betim të akuzuarit”, e ka mbyllur seancën kryetarja e trupit gjykues.
Salih Mustafa cili është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020 me pretendimin për krime lufte. Ai po qëndron në paraburgim në Hagë ndërsa në paraqitjen e tij para trupit gjykues është deklaruar i pafajshëm. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Në këto zona në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

Ruzhin: Maqedonia është në një situatë të vështirë, nga njëra anë ka ambicie evropiane, nga ana tjetër SHBA-të i ka aleate

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe