163 prokurorë publik do të votojnë për zgjedhjen e shefit të ri Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion.
Organi akuzës aktualisht posedon 164 prokuror, por në fund të muajit njëri prej tyre shkon në pension.
Aplikimi kërkon dy kushte bazë.
“Atyre u duhen 6 vite stazh të pandërprerë dhe 3 vite të jetë i vlerësuar me nota pozitive”, tha Antonio Jolevski, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik.
Prokurorët të cilët ndodhen në procedura disiplinore, nuk kanë pengesa të aplikojnë për pozitën e shefit të krimit të organizuar.
Megjithëse një gjë e tillë nuk vlen për shefen e deritanishme të kësaj prokurorie, Villma Ruskovska për shkak se e njëjta gëzon statusin e suspenduar.
“Procedura disiplinore ose procedura penale ndaj një kandidati nuk penalizon atë për të mos u paraqitur në konkurs. Derisa nuk është çështje e mbyllur, çdo prokuror mund të paraqitet derisa i plotëson kushtet e nevojshme”, shtoi ai.
Konkursi do të publikohet të mërkurën që vjen, përkatësisht 21 shtator.
Pas konkursit do të përgatitet i ashtuquajturi material zgjedhor me emrat e kandidatëve. Zgjedhja e shefit të krimit të organizuar përmes votimeve të drejtpërdrejta bëhet për herë të parë, pas ndryshimi të Ligjit për Prokurorinë Publike.
Mekanizmi i zgjedhjes përmes votimit erdhi si rezultat i nevojës për anashkalimin e ndikimeve politike.
Villma Ruskovska u suspendua si prokurore mbi dyshimet për nxitim në procedurë hetimore, në rastin me ish drejtorin e Policisë Financiare, Arafat Muarremi.
Këshillimi i Prokurorëve Publik mes dilemave dhe interpretimeve ligjore caktoi për ushtrues detyre prokurorin Trajçe Pelivanov.
Aktualisht Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, mes lëndëve të tjera është duke punuar edhe mbi lëndën për parregullsitë e mundshme në Policinë Financiare, procedurë e cila i është besuar prokurores Lile Stefanova si dhe hetimi për Qendrën e Kontrollit Teknik “Via Komerc” ku ishte kontrolluar autobusi i aksidentuar në Bullgari.
Me këtë lëndë procedon Katerina Kollareviq./Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët