LAJMI I FUNDIT:

15 vendet e botës që punojnë më së shumti orë në vit

15 vendet e botës që punojnë më së shumti orë në vit

Banorët e Meksikës, Singaporit dhe Kinës janë të privuar nga gjumi.

Dhe nuk është vetëm numri i pakët i orëve të gjumit që po shkakton mungesën e energjisë, por gjithashtu edhe koha e tepërt që po kalojnë në punë dhe në internet, thuhet në studimin më të ri të “Sleepseeker“.

Nga 15 vendet që punojnë më së shumti orë në vit, Meksika kryeson listën.


“Rezultati i lodhjes” që shënoi çdo vend u bazua në të dhëna si numri i orëve dhe minutave të humbura nga tetë orë gjumë, që rekomandohen në përgjithësi dhe sasia ditore e kohës para ekranit që kaluan njerëzit në vende të ndryshme.

Meksika është në një pozicion kaq të lartë në listë për shkak të ekonomisë së saj që po përjeton një rritje tepër të shpejtë dhe popullsia gjithashtu po has vështirësi në balancimin e jetës së punës dhe asaj personale.

Shtetet që punojnë më shumë orë në vit:
1. Meksika
2. Singapori
3. Kina
4. SHBA
5. Zelanda e Re
6. Japonia
7. Italia
8. Brazili
9. Kanadaja
10. Britania e Madhe
11. Australia
12. Zvicra
13. Franca
14. Holanda
15. Gjermania /Telegrafi/