LAJMI I FUNDIT:

15 fshatra rrezikojnë izolimin, dëmtohet ura 500 metra e gjatë në Fier

15 fshatra rrezikojnë izolimin, dëmtohet ura 500 metra e gjatë në Fier

Ura që lidh fshatrat që ndahen nga lumi Seman në Fier dhe është përdorur nga banorët e këtyre zonave për transportin e mallrave dhe lëvizjen e tyre është dëmtuar.

Prej kohësh traseja e saj është amortizuar, por edhe këmbët mbajtëse apo kolonat janë dëmtuar, duke vënë në rrezik jetën e mijëra banorëve që përshkojnë këtë rrugë.

“Për të ndihmuar na ndihmon shumë, mirë është të bëhet, por është puna e fondeve. Këtu kalojnë të gjithë fshatrat. 10-15 fshatra po, që lidhet pjesa matanë lumit me ne këtej”, u shpreh një qytetar për Euronews Albania.


“Është pozitive mirëmbajtja e kësaj ure. U bë si u bë mbaroi ajo punë, ca u vodh se ishte me mbrojtje anësore, me parmakë, kaloje për qejf. Të paktën mos të dëmtohet dhe kjo mbikalesa e kanalit që kishte, se poshtë është bosh”, tha një tjetër qytetar.

Gjatë vitit 97’, kjo urë u dëmtua, duke vjedhur barrierat mbrojtëse anësore, por edhe pjesë të tjera metalike të cilat u shitën për skrap. Banorët që lëvizin në këtë urë, ndihen të rrezikuar dhe kërkojnë ndërhyrje për restaurimin e saj.

Ura në pjesën e poshtme të saj, në vitet kur u ndërtua shërbente edhe për kalimin e ujit vaditës përmes një sistemi pompash qe tashmë nuk ekziston. Qindra hektarë tokë vaditeshin përmes këtij sistemi nga fermerët e zonës. /Telegrafi/