Më 15 dhjetor zyrtarisht do të hapet sezoni turistik në Kodrën e Diellit. Në hapjen solemne, skijimi do të jetë falas, kurse gjatë vikendeve për ata vizitorë që nuk do të mund të arrijnë me vetura – do të ketë transport të tyre nga Guri i Kuq që ndodhet disa kilometra para se të arrish në këtë pikë turistike. Kjo është bërë e ditur nga ana e drejtorit të Elem Tursit, Adem Avziu, gjatë prezantimit të punëve të bëra në një kohë prej shtatë muajve. “Janë vendosur reflektorët për skijim gjatë natës, në shtegun e Aerodromit, pra e kemi shtuar stazën e skjimit për dy kilometra. Janë bërë edhe dy mini-bare për pushuesit, po ashtu për herë të parë kemi vendosur edhe tualete publike që i kanë munguar kësaj qendre dhe ka qenë kërkesë e turistëve, shkallë për të ecur, janë rregulluar dy ski-lifte dhe shumë punë tjera. Këtë sezon e fillojmë me kapacitet të plotë”, tha Avziu.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ndërkohë u shpreh se Qeveria dhe kompania Elem kanë bërë gjithçka që është e mundur që të ketë një sezon të mirë dhe të përmirësojnë kushtet që kërkohen për vizitorët.
“E gjithë kjo është bërë për të përmirësuar ofertën turistike, guidën turistike që të kemi kushte sa më të mira për turistët. Shpresojmë se rritja e kapaciteteve do të ketë ndikim edhe në zhvillimin ekonomik lokal dhe jo vetëm të Tetovës, por edhe të rajonit në përgjithësi. Kompania Elem do ta ketë gjithmonë mbështetjen tonë në zhvillimin e infrastrukturës”, tha Bekteshi.
Në ndërkohë, edhe ministri i Ekologjisë, Naser Nurdini nënvizoi se pjesë e agjendës për zhvillimit e Kodrës së Diellit është edhe shpallja e Malit Sharr Park Kombëtar. Po ashtu sonte është paraparë edhen sikjim nate ku do të ndriçohen të gjitha stazat e skijimit në një gjatësi prej 2 kilometrave. Këtë vit, Kodra e Diellit shënon 95 vjetorin e ekzistimit. Krahas kësaj, është bërë e ditur se ka një koordinim me policinë për rregullimin e trafikut dhe orientimin e vizitorëve në parkingjet e sinjalizuara pa pagesë P2 dhe P3, në mënyrë që të arrihet zvogëlim i trafikut nëpër Ski-Qendrën dhe vendosja e rendit në komunikacion. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova