Javën që po lëmë pas Kosova shënoi 14 vjetorin e Pavarësisë. Në këtë përvjetor festa e pavarësisë filloi në orët e mëngjesit me ngritjen e flamurit shtetëror, u mbajt seancë solemne e parakaluan Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës.
Me rastin e 14 vjetorin të pavarësisë, presidenti amerikan Joe Biden uroi qytetarët e Kosovës, ndërkaq tha se do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në përpjekjet për një marrëveshje me Serbinë që përfundon me njohje reciproke.
Po gjatë javës që po lëmë pas ka qarkulluar në media një draftligj për pagat, e që ka nxitur reagimin e sindikatave dhe partive opozitare.
Ministri i Punëve të Brendshme, ka mohuar se ekziston drafti final i Ligjit të Pagave, pjesë të së cilit janë publikuar në disa media. Sipas të parit të MPB-së, lajme të tilla kanë qëllime të këqija.
Përvjetori i 14-të i Pavarësisë së Kosovës: Braktisja e seancës solemne nga opozita, parakalimi i FSK-së e Policisë në shesh, e festa në Amerikë
Republika e Kosovës më 17 shkurt 2022 mbushi plotë katërmbëdhjetë vjet shtetësi.
Në këtë 14-vjetor si gjithmonë Kosovës nuk i mungoi kënga e vallja nëpër të gjitha qytetet, e megjithatë zyrtarisht me ceremoninë e ngritjes së flamurit shtetëror në prani të krerëve të shtetit, festa u hap qysh herët në mëngjes.
Parakalimi i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe i Policisë së Kosovës në sheshet kryesore të kryeqytetit u ndoqën me entuziazëm të madh nga qytetarët.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti uruan qytetarët e Kosovës në këtë përvjetor, teksa vazhduan agjendën për të vendosur kurora lulesh në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Po ashtu, gjatë ditës së pavarësisë është mbajtur edhe seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, e cila nuk kaloi pa të papritura.
Deputetët e opozitës gjatë kësaj seance lëshuan sallën, teksa në foltore po mbante fjalim kryeministri Kurti.
Biden: Mbështesim përpjekjet e Kosovës për një marrëveshje për njohje reciproke me Serbinë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka shkruar letër urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke vlerësuar lartë të arriturat e Kosovës. Veç tjerash ai ka thënë se Kosova ka vend të veçantë në zemrën e familjes së tij.
Në letrën e urimit, dërguar presidentes Osmani, Biden po ashtu ka bërë të ditur se janë të kënaqur që Kosova po ndërton dhe forcon marrëdhëniet pozitive me fqinjët.
Biden ka thënë se do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në përpjekjet për një marrëveshje me Serbinë që përfundon me njohje reciproke.
“Jemi të kënaqur që Kosova po vazhdon të ndërtojë dhe forcojë marrëdhëniet e saj pozitive me vendet fqinje dhe do të vazhdojmë ta mbështesim përpjekjet tuaja drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke”, thekson në letër Biden, transmeton Telegrafi.
Presidenti amerikan ka theksuar po ashtu që Kosova ka dëshmuar lidership në skenën ndërkombëtare.
“Vitin e kaluar, Kosova vazhdimisht demonstroi lidership në skenën ndërkombëtare. Nga ofrimi i strehimit të sigurt për të pambrojturit deri te forcimi i sigurisë globale dhe bashkëvendosja përkrahë ushtrisë amerikane në Kuvajt, populli I Kosovës i ka dëshmuar botës trimërinë dhe bujarinë e tij”, shkruan tutje Biden.
Në fund ai po ashtu ka theksuar se në zemrat e familjes së tij, Kosova ka një vend të veçantë.
Po ashtu, ka falënderuar për medaljen presidenciale të ndarë post-mortem për djalin e tij, Beau vitin e kaluar.
Drafti i Ligjit të Pagave, paralajmërohen veprime sindikale
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Sindikata e Administratës Publike dhe ajo e Policisë janë shprehur të pakënaqur ndaj versionit të draft Ligjit për Pagat i cili u publikua ditë më parë nga disa medie.
Nga SBASHK-u kanë njoftuar se javën që vjen do të mblidhen dhe do të diskutojnë për situatën aktuale dhe për t’i koordinuar aktivitetet dhe veprimet sindikale.
“Janë takuar sot përfaqësuesit e SBASHK-ut, të Sindikatës së Administratës Publike dhe ata të Sindikatës së Policisë për të bashkëbiseduar për situatën e krijuar pas qarkullimit të një versioni të Projektligjit të Pagave. Ata kanë treguar për shqetësimet e anëtarësisë që përfaqësojnë duke përsëritur qëndrimet dhe vërejtjet lidhur me Projektligjin për Paga. Përfaqësuesit e të tri këtyre sindikatave janë shprehur se në pritje të takimeve me ministritë gjegjëse kanë ngritur grupe punuese duke përgatitur propozime konkrete e të argumentuara, të cilat do t’i prezantojnë. Përfaqësuesit e këtyre tri sindikatave kanë shprehur pakënaqësi të shumta ndaj versionit të Projektligjit që është duke qarkulluar dhe janë pajtuar që në fillim të javës së ardhme BSPK-ja të organizojë tryezë tematike me pjesëmarrjen e të gjitha Sindikatave për të debatuar për situatën aktuale në të gjithë sektorët dhe për të koordinuar aktivitetet dhe veprimet sindikale”, thuhet në reagimin e sindikatave.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka mohuar se ekziston draft final i Ligjit të Pagave, pjesë të së cilit janë publikuar në disa media.
Sipas të parit të MPB-së, lajme të tilla kanë qëllime të këqija.
“Ministria e Punëve të Brendshme dëshiron të informojë qytetarët se vala e pseudo-lajmeve që po përhapen me shpejtësi në mediat tona rreth ligjit për pagat e zyrtarëve publik është e pavërtetë dhe qëllimkeqe”, thuhej në reagimin e ministrit Sveçla.
Ai thotë se Ligji i Pagave nuk do të bëjë përcaktimin e vlerës së koeficientit, dhe se i njëjti përcaktohet me Ligjin e Buxhetit.
“As nuk ka draft final të ligjit për pagat e zyrtarëve publik e as nuk ka ndonjë vlerë të koeficientit. Vlera e koeficientit nuk do të jetë pjesë e ligjit për pagat e zyrtarëve publik, meqë e njëjta përcaktohet me ligjin e buxhetit”.
Ministri i Punëve të Brendshme thotë se këto dezinformata për Ligjin e Pagave kanë për qëllim krijimin e konfuzionit që më pas të keqpërdoren për nxitje të pakënaqësive.
“Kjo valë e dezinformatave ka për qëllim krijimin e konfuzionit dhe krijimin artificial të pritjeve me idenë se këto pritje pastaj shumë lehtë mund të keqpërdoren për nxitje të pakënaqësive dhe ngritje të debateve të kota krahasuese”.
Sveçla thotë se do të ndajë draftin final me publikun në momentin kur i njëjti të finalizohet.
Publikimi në disa media i një dokumenti që pretendohet se është një draft i Ligjit të Pagave ka shkaktuar reagime të sektorëve të ndryshëm të shoqërisë.
Pakënaqësi të mëdha kanë shprehur sindikata e policisë, sindikata e shëndetësisë.
Së fundmi edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria nuk duhet të eksperimentojë më Ligjin e pagave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës-Hagës për hetimin e krimeve të luftës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1-7-780x439.jpg)
Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës-Hagës për hetimin e krimeve të luftës
![LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime
![Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/05/njohjet-1-780x439.jpg)
Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë