LAJMI I FUNDIT:

“14 vjeçe nuse” në Divjakë, arrestohet dhëndri 20 vjet më i madh

“14 vjeçe nuse” në Divjakë, arrestohet dhëndri 20 vjet më i madh

Fenomeni i martesave të vajzave në moshë të mitur vijon të jetë i pranishme në Shqipëri, sidomos në zonat periferike, larg Tiranës.

Ngjarja e ndodhur në Divjakë në vitin 2024, të kthen pas në kohë e të kujton veprën satirike “14-vjeç dhëndër”, në të cilën shkrimtari Anton Zako Çajupi portretizoi dramën shoqërore të asaj kohe dhe me anë të shpotisë e humorit goditi zakonin e martesave në moshë të re.

Sot policia e Divjakës arrestoi Arianit Arapin pasi akuzohet për ‘marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare’.


34 vjeçari jetonte bashkë me 14 vjeçaren prej marsit të vitit të shkuar, madje kishin bërë edhe dasmë ndërkohë prinderit e vajzës nuk kanë dashur që kjo lidhje me diferencë 20 vjeçare në mes të vazhdonte.

Kemi nga 15 marsi i 2023, gati 10 muaj. Dasmën e bëra unë në gusht. Mu krijua mundësia. Doja ti gëzoja siç bëjnë të gjithë prindërit. Pyeta prindërit e saj por më thanë se nuk ke punë ta bësh nuse. Në atë kohë i bënë presion nuses. Goca sëmuret, në spital në agoni, 4 ditë rresht. Ata në polici. Vjen polici e marrin djalin pa ditur gjë ne” tregon Agim Arapi, babai i 34 vjeçarit.

Babai tregon se djali i tij është thirrur tre herë në polici për këtë lidhje.

I pyetur nëse vajza ka qëndruar me dëshirë apo forcë, babai i 34 vjeçarit përgjigjet “Me dëshirë. Ne i thamë që në fillim kur vajtëm atje (Tek shtëpia e vajzës). Nëse vajza nuk do, të jetë shëndosh në shtëpinë tuaj dhe djali im në shtëpinë e vet, por ajo tha do vij me ju. Kam bërë deklaratë në polici do të ndahemi” /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori