LAJMI I FUNDIT:

14 raste të reja me coronavirus në Kosovë

14 raste të reja me coronavirus në Kosovë
Foto: Arkiv

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 883 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv për COVID-19.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.168.


Në total numri i rasteve aktive është 497.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 165 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.150 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.750 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/