14 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Trajtimi i pacientëve me coronavirus është duke vazhduar të bëhet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Sipas njoftimit nga ky spital aktualisht të shtrirë janë 81 pacientë me COVID-19.
Prej tyre, 58 pacientë janë në oksigjenoterapi, 3 janë në CPAP dhe 14 të tjerë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 janë shëruar edhe 9 pacientë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































