Çdo vit, 14 Nëntori shënohet si Dita Botërore e Diabetit.
Ajo u caktua si e tillë nga Federata Ndërkombëtare e Diabetit me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në vitin 1991, dhe u bë një ditë zyrtare e Kombeve të Bashkuara në 2006. Ajo shënohet çdo vit më 14 nëntor, për nder të ditëlindjes së z.Frederick Banting, i cili së bashku me Charles Best zbuloi insulinën në 1922, dhe për këtë zbulim është shpërblyer me çmimin Nobel për mjekësi me 1923.
Çdo vit OBSH cakton një temë, rreth së ciles organizohet kampanja senzibilizuese. Tema e këtij viti, “Të thyejmë barrierat, të kapërcejmë boshllëqet”, mbështet angazhimin tonë për të reduktuar rrezikun e diabetit dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit e diagnostikuar me diabet të kenë qasje në trajtim dhe kujdes të barabartë, gjithëpërfshirës, të përballueshëm dhe cilësor.
Mes viteve 2000 dhe 2019, pati një rritje prej 3% në normat e vdekshmërisë të standardizuara sipas moshës nga diabeti. Në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, shkalla e vdekshmërisë për shkak të diabetit u rrit me 13%.
Një në 10 të rritur në mbarë botën tani jeton me diabet, rreth 537 milionë njerëz. Pothuajse gjysma nuk e dinë se e kanë atë.
– Rreth 700 milion njerëz pritet të preken me diabet deri me 20453 nga 4 njerëz të prekur me diabet jetojnë ne vende më të ardhura të ulëta ose të mesme
– Gjysma e njerëzve të prekur me diabet janë të pa diagnositikuar
– 1 nga 2 njerëz që kanë nevojë për insulin nuk kanë akces në të
– 7 milionë të rritur vlerësohet të kenë vdekur për shkak të diabetit ose komplikimeve të tij në 2021
Një dietë e shëndetshme, aktivitet i rregullt fizik, mbajtja e një peshe normale trupore dhe shmangia e përdorimit të duhanit janë mënyra për të parandaluar ose vonuar shfaqjen e diabetit të tipit dy.
Diabeti mund të trajtohet dhe pasojat e tij të shmangen ose të vonohen me dietë, aktivitet fizik, mjekim, zbulim dhe trajtim të rregullt për komplikime.
Më shumë se 90% e kujdesit për diabetin është vetëkujdes dhe kërkon menaxhim 24/7.
Vetë kujdesuni për diabetin tuaj dhe mbroni të nesërmen!
Dr. Agron Spahija, endokrinolog në Elita Plus.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet