LAJMI I FUNDIT:

Më 14 dhjetor votohet për Ushtrinë e Kosovës

Më 14 dhjetor votohet për Ushtrinë e Kosovës

Kryesia e Kuvendit ka caktuar 14 dhjetorin, seancën në të cilën pritet që të votohen projektligjet për FSK-në.

Po në këtë mbledhje u vendos që të premten do të ketë seancë të rregullt plenare.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me ç’rast tha se kjo do të jetë edhe dita e shndërrimit të FSK-së në ushtri.


Ai tha se prej UÇK-së, Kosova ka pasur ushtri, por tash po i jepet një vulë institucionale.

“Më datën 14 dhjetor, urime të gjithëve, do ta kemi transferimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. Besoj se do ta jetë një nga projektligjet që do të aprovohet me shumicën absolute të votave. Urime edhe njëherë të gjithëve. Pastaj do të kemi shqyrtimin e parë të projektligjit për buxhetit, dhe pastaj ditën e nesërme nga ora 17 do të kemi vazhdimin e seancave të papërfunduara në pikat e rendit të ditës, të cilat janë vetëm në votime“, tha kryetari i Kuvendit.

Ndërsa Armend Zemaj bëri të ditur se LDK do të merr pjesë në seancën e caktuar për votimin e projektligjeve për FSK-në. Ndërsa për seancat tjera tha se mbeten në vazhdën e grumbullimit të pikave.

“Jemi në vazhdën e grumbullimit të pikave, tu e marrë për bazë mungesën apo mos seriozitetin e mazhorancës, dhe ju e dini që tani një numër i madh pikash për votim janë në seancat plenare”, u shpreh ai.

Zemaj bëri të ditur se edhe buxheti do të jetë në seancën e 6 dhjetorit, ditën e premte. Ai tha se është e rëndësishme që në këtë rast mazhoranca të ketë shumicën e saj, pasi që është një ndër projektligjet më të rëndësishme vjetore.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori