LAJMI I FUNDIT:

135 euro ryshfet që t’ia lehtësojë procedurat për lirimin e mallit, kërkohet paraburgim për zyrtarin e ATK-së në Mitrovicë

135 euro ryshfet që t’ia lehtësojë procedurat për lirimin e mallit, kërkohet paraburgim për zyrtarin e ATK-së në Mitrovicë
Foto: Ilustrim

Prokuroria në Mitrovicë ka njoftuar se kanë kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj inspektorit të ATK-së dhe një personi tjetër për dhënie dhe marrje të ryshfetit.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për të dyshuarin Q.M., inspektor i Administratës Tatimore të Kosovës në Mitrovicë, pasi ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit“ nga neni 421 paragrafi 1 të KPRK, dhe për S.S., nga Novi Pazari, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Dhënia e ryshfetit“ nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).”

Inspektori i ATK-së në Mitrovicë, Q.M. dyshohet se “më 24 prill në parkingun e Terminalit Doganor në Mitrovicë, si person zyrtar në mënyrë të drejtpërdrejtë ka pranuar shumën e të hollave prej 135 euro, në mënyrë që të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare”.


Ndërsa, i dyshuari tjetër, S.S. “dyshohet se me qëllim të lehtësimit të procedurave për lirimin e mallit, i jep dhuratë personit zyrtar shumën prej 135 euro, e gjithë kjo me qëllimin që i njëjti të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare”.

Prokuroria ka njoftuar se seanca dëgjimore do të mbahet të premten në Gjykatën Themelore në Mitrovicë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori