LAJMI I FUNDIT:

130 gjoba për shoferët në Shkup, 14 për tejkalim të shpejtësisë

130 gjoba për shoferët në Shkup, 14 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup gjatë ditës së djeshme (13.07.2023) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, kështu që vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 130 gjoba, nga të cilat: 14 për tejkalim të shpejtësisë, nëntë sanksione për vozitje pa patentë shoferi, 17 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe katër masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, dy sanksione për kalim në semafor të kuq, katër sanksione për mosvënien e rripit të sigurisë.

Nga MPB njoftojnë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Andaj apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.