Një femër ka raportuar se djali i saj i moshës 13 vjeçare e ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 16:52, në Mitrovicë.


Tuje në raport bëhet e ditur se ankuesja nuk ka kërkuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

“Ankuesja femër kosovare raporton se djali i saj i moshës 13 vjeçare ka sulmuar fizikisht ankuesen nënën e tij. Ankuesja nuk ka kërkuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për te arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/