13 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Spitalin e Pejës, gjatë vikendit pati rekord të shërbimeve

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 13 pacientë me COVID-19, ku 6 prej tyre janë në oksigjenoterapi.
Sipas një njoftimi nga ky spital, thuhet se gjatë vikendit ka pasur një fluks rekord të pacientëve në marrjen e shërbimeve emergjente.
“Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka pasur një fluks rekord të pacientëve sidomos në marrjen e shërbimeve emergjente. Sipas shifrave puna gjatë vikendit ishte: 1,748 Vizita Specialistike; 82 Pranime; 196 Pacientë të Hospitalizuar aktualisht; 12 Lindje, 4 djem dhe 8 vajza; 10 Operacione dhe 95 Hemodijaliza”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:Rekord shërbimesh gjatë vikendit! Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka pasur një fluks rekord të pacientëve sidomos në marrjen e shërbimeve emergjente. Sipas shifrave puna gjatë vikendit ishte: - 1,748 Vizita Specialistike; - 82 Pranime; - 196 Pacientë të Hospitalizuar aktualisht; - 12 Lindje, 4 djem dhe 8 vajza; - 10 Operacione; - 95 Hemodijaliza; - Analiza kanë kryer 594 pacientë, që kanë bërë 5,517 analiza; - Shërbime Radiologjike: 263 Rëntgena, 146 Ultrazëra, 32 CT-ja, 1 Mamograf. - Procedura fiziatrike: 28 - 13 pacientë të shtrirë me Covid 19; - 6 pacientë në Oksigjenoterapi. /Telegrafi/

















































