13 mënyra për të testuar nëse jeni apo jo një person ‘shumë i ndjeshëm’
Nëse e gjeni veten te pjesa më e madhe e shenjave të mëposhtme, mund ta quani veten “shumë të ndjeshëm” – HSP (Highly Sensitive Person)
1 – Jeni zakonisht empatik
HSP-të posedojnë një aftësi të mprehtë për të kuptuar ndjenjat, nevojat, pasiguritë e të tjerëve, etj. Shkenca e vërteton këtë: HSP-të kanë neurone pasqyre më aktive, të cilat janë përgjegjëse për të kuptuar emocionet e të tjerëve.
Inteligjenca dhe ndjeshmëria juaj emocionale ju bën një mjeshtër në komunikimin, zgjidhjen e konflikteve dhe frymëzimin e të tjerëve për veprim. Fatkeqësisht, ju mund të ktheheni në njerëz që “përpiqen të kënaqin të tjerët” (people-pleaser), duke vendosur nevojat e të tjerëve para tuajat.
2 – Reflektues
Si një person shumë i ndjeshëm, ju veproni më mirë kur keni kohë dhe hapësirë për të reflektuar para se të përgjigjeni.
Ju jeni të aftë në krijimin e lidhjeve dhe integrimin e informacionit kompleks. Është thelbësore t’i jepni vetes kohë për të përpunuar gjithë informacionin që merrni vazhdimisht, shrkuan Psychology Today.
3 – E dëgjoni shpesh fjalinë: “Mos i merr gjërat personale”
HSP-të tentojnë të reagojnë më fort ndaj situatave. Ndonjëherë mund të pyesni veten pse prekeni kaq thellë nga bota përreth jush, ndërsa të tjerët i kalojnë gjërat lehtë.
Shpesh, njerëzit shumë të ndjeshëm mund të mendojnë se ka diçka që nuk shkon me ta, për faktin se i përjetojnë gjërat kaq shumë. Si rezultat, kalojnë vite të tëra duke i mohuar vetes pikat e tyre të forta.
4 – Ju ngrini nën presion
Të punosh nën një afat të caktuar mund të të shqetësojë dhe të flasësh në takime është e tmerrshme.
Të kesh një listë gjigante të gjërave për të bërë, gjithashtu është e lodhshme. Këto janë arsyet pse ju duhet të gjeni mënyra për të menaxhuar më mirë kohën, në mënyrë që të jeni gjithnjë sadopak të parapërgatitur.
5 – Ju ndiheni në shtëpi brenda mendjes suaj
Njerëzit shumë të ndjeshëm kanë një jetë të gjallë të brendshme. Kjo do të thotë që janë mendimtarë tepër origjinalë, kreativ dhe jashtëzakonisht të vetëdijshëm për jetën.
Nga ana tjetër, nuk është e pazakontë për ju të ri-mendoni dhe analizoni vazhdimisht përvojat e përditshme duke e kthyer vetëdijen më shumë në autokritikë, që ndonjëherë ju lodh më shumë sesa ju bën punë.
6 – Keni një problem me reagimet negative
HSP-të reagojnë më fort ndaj kritikave se njerëzit e tjerë. Në rastin më të keq, ata do heqin dorë nga ajo që nisën për shkak të kritikave.
7 – Keni probleme me mënyrën e marrjes së vendimeve
Njerëzit shumë të ndjeshëm shpesh luftojnë për të marrë vendime. Arsyeja është e dukshme: Ata kanë frikë se mos zgjedhin opsionin “e gabuar”. Gjithashtu mendojnë se si do ndikojë zgjedhja e tyre tek të tjerë dhe tek perceptimi që të tjerët kanë për të.
8 – Detajistë të tmerrshëm
Njerëzit shumë të ndjeshëm i kushtojnë rëndësi dhe vënë re, edhe ndryshimet më të vogla. Ky orientim drejt detajeve është tipar pozitiv në shumë raste. Megjithatë, nga ana tjetër, kjo cilësi mund të kthehet në perfeksionizëm, të cilin nëse nuk e menaxhoni si duhet mund t’ju dëmtojë.
9 – Shpërndani gjithnjë mirësi
Ju shpesh komplimentoheni për mirësjelljen, mirësinë dhe të kuptuarit qartë e asaj që është e drejtë ose jo. Jeni kampion i integritet dhe “e mbani fjalën” për çdo gjë. Kjo mund të shfaqë probleme ose pakënaqësi në punë, nëse kolegët nuk kanë të njëjtën “pastërti” me ju.
10 – Jeni i mirë në zgjidhjen e problemeve
Angazhimi dhe përkushtimi i bëjnë njerëzit shumë të ndjeshëm anëtarë të shkëlqyer ekipi. HSP-të janë në gjendje të ndjejnë konfliktin, të zbusin problemet dhe të gjejnë mundësi të reja.
11 – Vini re atë që të tjerët nuk shohin
Njerëzit tepër të ndjeshëm përpunojnë thellësisht zhurmën, kaosin dhe stimujt e tjerë të jashtëm. Me pak fjalë, nuk ka gjë që iu shpëton HSP-ve, citon Anabel.
12 – Qani shpesh
HSP-të mbingarkohen më shpejt se të tjerët dhe kjo shpesh shfaqet në lot. Është e rëndësishme të kuptoni se ndërsa mund të jeni në gjendje të menaxhoni emocionet tuaja në mënyrë më efektive, nuk ka asgjë për t’u turpëruar në lidhje me to.
13 – Ju pëlqen të punoni nga shtëpia
Njerëzit tepër të ndjeshëm shpesh preferojnë ambiente pune ku ata mund të kontrollojnë stimujt e jashtëm, të tilla si sa e ndriçuar apo e qetë është hapësira e tyre e punës.
Nëse e keni kaluar jetën të hutuar dhe të pakënaqur me emocionet tuaja të forta, përpiquni të mendoni në vend të kësaj për mënyra se si t’i përdorni këto tipare si pika të forta. Cilësitë tuaja janë të dyja; edhe mallkim, edhe bekim. Fokusohuni më shumë te kjo e dyta!
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Hiqni gjethet e rëna mbi makinën tuaj, edhe kur nuk jeni duke e drejtuar atë
Masturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj