Në projeksionet zyrtare të popullsisë 2019-2031 të Shqipërisë në skenarin me pesimist pritej që numri i lindjeve të ishte mbi 27 mijë bebe në vitin 2022, por të dhënat e institutit kombëtar të statistikave INSTAT që u publikuan sot tregojnë se gjatë vitit të kaluar në kanë lindur 25,570 bebe në të gjithë vendin.
Vitin e kaluar kanë lindur 13.7 për qind më pak bebe se në vitin 2021, ndërsa përgjatë dekadës numri i lindjeve ka rënë me mbi 35 për qind sipas shifrave zyrtare.
Rënia e lindjeve po përmbys të gjitha skenarët për ecurinë ë e popullsisë në vend duke dëshmuar se, popullsia përveç se po tkurret, po plaket me shpejtësi prej emigrimit masiv të moshave të reja.
Numri i lindjeve për tremujorin e katërt 2022 është 5,963, duke shënuar një rënie me 13.7 për qind, krahasuar me tremujorin e katërt 2021.
Në tremujorin e katërt 2022, të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e katërt 2021.
Në tremujorin e katërt 2022, qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.121 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 93 lindje.
Rënien më të vogël në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të katërt 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e zë qarku i Shkodrës me 8.0 për qind, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Korçës me 28.2 për qind.
Numri i lindjeve në Shqipëri ka qenë i fortë, nga 67.7 mijë lindje në vitin 1993 në vetëm 23,500 të tilla në vitin 2022
Rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë i të rinjve po tkurr pjesën më vitale të popullsisë, të rinjtë.
Zhvillimi më shqetësues është fakti që në pjesën më të madhe të kësaj tkurrjeje ka ndikuar rënia e numrit të grup-moshës 20-24 vjeç.
Kjo grup-moshë shënoi një rënie me 15 mijë persona përgjatë vitit 2021, duke ndikuar në gati gjysmën e tkurrjes së popullsisë totale të vendit. Rënia në vlerë është gati tre herë më e lartë se grup-moshat e tjera, një faktor indirekt që efektin më të lartë nuk e kanë dhënë zhvillimet natyrore të popullsisë, por emigracioni.
Në krahasim me vitin 2001, grup-mosha 20-24 vjeç ka rënë me gati 12 për qind. Tkurrja më e lartë e popullsisë së të rinjve 20-24 vjeç ka nisur pas vitit 2015, në një linjë me rikthimin e ciklit të emigracionit, që u reflektuar në rritjen e kërkesave për azil.
Në vitin 2021, kjo grup-moshë përbënte 7.2 për qind të totalit, nga 9 për qind në vitin 2004. Rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë tek të rinjtë po ndikojnë në uljen e peshës së popullsisë në moshë të re dhe në kontrast po rritet ajo në moshë më pjekur dhe e moshuar.
Të dhënat e INSTAT, të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se gjysma e popullsisë në moshë të re (0-39 vjeç) po tkurret me shpejtësi. në të kundërt po rritet ajo mbi moshën 40 vjeç.
Në fund të vitit 2021, popullsia deri në 39 vjeç zinte 52 për qind të totalit, nga 68 për qind në vitin 2001, duke u tkurrur me gati 16 pikë përqindje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Kasami: Tetova është më e pastër, qytetarët të paguajnë faturat për mbeturinat

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët