Ka disa fakte interesante për klitorin që është i lënë pak në hije nga fama e vagjinës, por ia vlen të eksplorosh për të, sepse është një pjesë e rëndësishme e intimitetit tonë dhe si thotë edhe artistja Sophia Wallace, “klitori nuk është një buton, është një Ajsberg”.
Nëse të duhet një term për klitorin, vagjinën dhe gjithë organin e jashtëm seksual femëror, vulva është termi gjithëpërfshirës.
Pesëdhjetë deri në 75 për qind të grave që kanë orgazma, kanë nevojë për stimulim të klitorit. Shumica e grave nuk mund të kenë orgazma vetëm nëpërmjet penetrimit.
Klitori është vetëm pjesërisht i dukshëm me sy të lirë. Ai është gati 10 cm i gjatë, pak a shumë sa një penis i paerektuar, por tre të katërtat e tij fshihen brenda trupit të femrës. Është një thesar i groposur.
Klitori rritet gjatë jetës së gruas. Pas menopauzës, klitori mund të bëhet 2 herë e gjysmë më i madh sesa ka qenë në adoleshencën e saj. Megjithatë me sa dihet, nuk është bërë ndonjë studim që ka të bëjë me kënaqësinë dhe përmasat e klitorit. Ashtu si nuk kemi dëgjuar ndonjë femër që të flasë për përmasat e klitorit siç bëjnë burrat, apo që ta masin atë.
Klitori përmban 8 000 funde të ndjeshme nervore, dyfishin e atyre të penisit. Na falni, djema.
Duhet ta dini që të gjitha bebet kanë të njëjtin ind gjenital kur ngjizen. Kur fetusi bëhet 12 javësh, organet e çdo fetusi diferencohen në penis ose vagjinë. Ne jemi më shumë të ngjashëm sesa të ndryshëm. Klitori dhe penisi janë material i njëjtë i paketuar në mënyra të ndryshme. Klitori ka të njëjtat pjesë si penisi. Madje edhe zmadhohet kur eksitohet.
Pjesa e klitorit që nuk duket është brenda trupit të femrës. Vetëm koka dhe qafa e klitorit janë jashtë trupit. Disa specialistë thonë që pika G është pjesë e klitorit.
Klitori është projektuar për të dhënë kënaqësi. Ky është funksioni i tij i vetëm.
Ka disa lloje orgazmash. Orgazma vaginale, cervikale dhe e pikës G ekzistojnë, por ato janë shumë të vështira për t’u ndjerë nga gratë sesa orgazma klitorale. Shumë pak femra mund të arrijnë orgazmën pa ngacmim të klitorit. Dhe ndryshe nga ç’ka thënë Frojdi, nuk ka asgjë fëminore te gratë që kanë orgazma nëpërmjet klitorit.
Klitori ka forma dhe përmasa të ndryshme te gratë. Disa janë të fshehur dhe disa më të ekspozuar. Disa duhen prekur butësisht dhe disa më me forcë. Duhet kohë për ta njohur klitorin. Mos kujtoni që e dini si është. Burrat duhet ta njohin klitorin që është unik, ashtu si dhe gruaja.
Njerëzit në vende të tjera kanë vendosur nofka të ndryshme për klitorin, që ne nuk i kemi. Ata përdorin “gonxhe” dhe shumë të tjera. Ndoshta nevojitet më shumë kërkim në fjalorë urbanë.
Një orgazëm nga klitori mund të shkaktojë tre deri në 16 kontraksione dhe mund të zgjasë 10 deri në 30 sekonda. Kjo nuk përjashton orgazmat e shumëfishta që mund të shkaktojnë edhe kontraksione të mitrës. Disa seksologë kanë krahasuar orgazmat e femrave dhe meshkujve dhe kanë zbuluar që edhe një orgazmë mesatare klitoriale është më e gjatë sesa orgazma më e gjatë e meshkujve.
Fjala klitor vjen nga fjala greke “çelës”. Të kuptosh dhe të njohësh klitorin mund të hapë dyert sekrete të jetës tënde seksuale përgjithmonë, shkruan revista class. Nuk duhet ta humbni këtë mundësi dhe të zbuloni sa thellë në trupin e femrës i ka rrënjët klitori.
Pse të mos frymëzohemi nga Greqia e Lashtë dhe ta njohim plotësisht këtë çelës për të hapur mundësitë e kënaqësisë femërore! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pastroni dyshekët me ndihmën e një kapaku të tenxheres

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Çfarë kërkojnë meshkujt në seks
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Koha e tulipanëve në Holandë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës