LAJMI I FUNDIT:

110-vjetori i Policisë në Shqipëri, Çuçi: Sot është ndër institucionet më të besuara

110-vjetori i Policisë në Shqipëri, Çuçi: Sot është ndër institucionet më të besuara

Ministri shqiptar i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se Policia e Shtetit është sot ndër institucionet më të besuara në vend, gjatë një mesazhi në 110-vjetorin e krijimit të saj.

Institucioni i policisë u krijuar vetëm dy muaj nga shpallja e pavarësisë nën qeverinë e parë të drejtuar nga Ismail Qemali.

“Përulemi me respekt para të gjithë kontribuuesve të saj ndër vite dhe ndaj dëshmorëve që ranë në krye të detyrës. Mirënjohje për shërbimin dinjitoz që keni bërë e po bëni për rendin e sigurinë publike, për të garantuar jetën dhe pronën e qytetarëve”, ka thënë Çuçi në fjalën e tij në një ceremoni të veçantë me rastin e përvjtorit.


Ministri shtoi se Policia e Shtetit është një ndër institucionet më të besuara në vend.

“Pavarësisht se krahasimet me të shkuarën janë si nata me ditën, sot është koha që ne të matemi me të ardhmen dhe të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet tona për të bërë një kapërcim epokal”, tha ministri.

“Lamë pas një vit ku falë punës së Policisë së Shtetit, Shqipëria pati 30 për qind më pak vrasje dhe 13.5 për qind më pak aksidente rrugore”, tha ministri.

“Rritja e pagave me 15 për qind, por edhe përfshirja në ndihmën e Pakos së Madhe, përbëjnë një mbështetje të konsiderueshme për zerimin e ndikimit të inflacionit të luftës në familjet e tyre. Sot kemi një polici moderne që qaset si shërbim ndaj qytetarëve dhe vizioni ynë është të vijojmë transformimin përmes investimeve në teknologji. Gëzuar 110 vjetorin”, ka shkruar ministri në Facebook.

Pak javë pasi ishte shpallur shteti shqiptar nga Kuvendi i Vlorës, më 13 janar 1913, qeveria e Ismail Qemalit vendosi krijimin e forcave të rendit.

Qeveria ngarkoi për të kryer detyrat e një xhandarmërie Alem Tragjasin, Hysni Toskën, Sali Vranishtin dhe Hajredin Hekalin. Funksione administrative i kryente policia e cila pati si drejtor të parë Halim Gostivarin. Për nevoja të qeverisë, hynë në këtë shërbim edhe rreth 70 oficerë të larguar nga ish-ushtria perandorake. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori