Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar  ka njoftuar se 11 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në Klinikat dhe Spitalet e Kosovës.

Prej personave të cilët po marrin trajtim për coronavirus, dy pacientë janë shtrirë në Mjekim Intensiv.


Pesë nga 11 të hospitalizuarit janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa gjashtë të tjerë janë post-COVID.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, gjashtë persona janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme; Klinika Infektive - 7 pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive - 2 pacientë, Klinika e Pediatrisë - 1 pacient, Spitali i Gjakovës - 1 pacient”, thuhet në raportin e SHSKUK-së. /Telegrafi/