LAJMI I FUNDIT:

11 mijë euro për rregullimin e Range Rover-it të Bashotës

11 mijë euro për rregullimin e Range Rover-it të Bashotës

Kryetari i komunës së Klinës Sokol Bashota ka shpenzuar 11 mijë euro vetëm për ta rregulluar xhipin e tij Range Rover.

Përveç shpenzimeve për rregullim të veturës së kryetarit, komuna e Klinës ka harxhuar mijëra euro edhe për veturat tjera në vlerë prej 46 mijë e 769 euro.

Sipas Organizatës jo Qeveritare Koha që e monitoron komunën e Klinës shpenzimet kanë pësuar rënie për dallim nga viti që shkoi.


Sipas OJQ Koha në vitin që shkoi komuna ka shpenzuar për dreka zyrtare 9 mijë e 539 euro ndërsa vitin paraprak(2015) kishte shpenzuar në këtë kategori mbi 17 mijë euro.

Sipas OJQ-së ka pasur rënie edhe në shpenzime të karburanteve për dallim nga viti paraprak që ishin gati 90 mijë euro.

Monitoruesit e komunës kanë bërë të ditur se rënie të shpenzimeve ka edhe në përdorimin e telefonisë ndërsa ka rritje në disa shpenzime tjera.

Udhëtimet jashtë vendit për këtë periudhë kapin shifrën prej 4,095.20 euro duke pësuar rritje prej 15.70 për qind ndërkohë komuna nuk publikon lajme dhe agjendë për udhëtime jashtë vendit.

“Shqetësuese mbetet rënia e shpenzimeve për projekte kapitale të cilat gjatë vitit 2016 kanë pësuar rënie prej 13.76% krahasuar me vitin 2015 gjatë së cilit këto shpenzime kane qenë 2,171,149.03 euro.

Gjithashtu, shqetësim tjetër përbëjnë pagesat për vendimet gjyqësore, në rastet e humbura nga komuna, ku gjatë vitit 2016 këto pagesa kapin shifrën prej 94,850.76 euro duke u rritur për 114.08%, krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit 2015 ku këto shpenzime arrinin shumën prej 44,305.26 euro”, thuhet në komunikatën e OJQ Koha.

Nga dënimet e gjykatave, si ilustrim, do e detyronin komunën e Klinës të paguajë rreth 10.83 për qind të totalit prej 872 mijë euro nga të hyrat vetanake që janë derdhë në buxhetin Komunal. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Ekonomi
Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

Botë
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Ekonomi
Kalo në kategori