LAJMI I FUNDIT:

Më 11 mars seancë për interpelancat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

Më 11 mars seancë për interpelancat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

Më 11 mars duhet të fillojë seanca e Kuvendit, ku në rendin e ditës do të jenë interpelancat për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor. Për këtë, siç konfirmuan për AIM nga shumica në pushtet, mes tjerash është biseduar në takimin e sotëm të rregullt të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, me koordinatorët e grupeve parlamentare. Në ueb faqen e Kuvendit seanca ende nuk është caktuar.

Interpelancat i ka dorëzuar shumica në pushtet me nënshkrimet e 67 deputetëve. Bëhet fjalë për anëtarët e Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi, përkatësisht Vesna Dameva, Tanja Çaçarova Ilievska, Pavlina Cërvenkovska, Milazim Mustafa dhe Selim Ademi.

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në takimin e së premtes me gazetarë tha se seanca do të mbahet në gjysmën e parë të marsit dhe se të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor përgjigjet e interperlancës i kanë dorëzuar në Kuvend.


Këtë javë Parlamenti ka aktivitete intensive. Për nesër (4 mars) janë caktuar seancat e Komisionit për Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor dhe të Komisionit Legjvënës-Juridik.

Të enjten Kuvendi do të jetë nikoqir i kryetarit të Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, i cili do të pritet me një ceremoni solemne me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake, pas së cilës do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi dhe më pas do të mbajë fjalim para deputetëve.

Të premten janë caktuar dy seanca Seanca e 38-të e rregullt dhe seanca e 39-të me rastin e 30 vjetorit të përpjekjeve dhe arritjeve për përmirësimin e statusit të gruas dhe planeve të ardhshme për veprim, që mbahet në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas 8 Marsi.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Kalo në kategori