Një 100-vjeçare, e cila është në formë dhe aktive, ka ndarë sekretet e saj për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Ann Angeletti sugjeron se ka një sërë gjërash që njerëzit mund të bëjnë për të rritur shanset e tyre për jetëgjatësi, por ajo thotë se ka një gjë, mbi të gjitha të tjerat, që e ka mbajtur të lulëzuar për më shumë se 10 dekada - puna!


Një frymëzim për komunitetin e saj lokal në New Jersey, SHBA, ajo vazhdon të drejtojë biznesin e saj të suksesshëm të bizhuterive së bashku me vajzën dhe mbesën.

Ajo ende punon gjashtë ditë në javë në dyqanin e saj, Curiosity Jewellers, duke udhëtuar në qytet për të negociuar dhe për të arritur marrëveshje biznesi.

Që në moshë të re, ajo tregoi përkushtim për punë – madje la edhe shkollën që të punonte për t’i ndihmuar familjes.

Ajo ka ofruar gjithashtu disa këshilla të tjera të thjeshta për njerëzit që shpresojnë të jetojnë deri në 100 vjet.

Ann i kushton shumë rëndësi kujdesit për veten, duke shpjeguar se si gjërat themelore janë shpesh më të rëndësishmet dhe më të neglizhuara.

“Duhet të zgjohesh. Duhet të bësh dush. Duhet të hash. Duhet të kujdesesh për veten”, shpjegon ajo, duke theksuar se janë zakonet e përditshme ato që kontribuojnë në jetëgjatësi.

Përveç kujdesit për trupin dhe mendjen, Ann thotë gjithashtu se gjetja dhe zhvillimi i lumturisë personale është thelbësore për një jetë të gjatë.

“Nëse nuk të pëlqen ajo që po bën, atëherë ndrysho”, tha ajo.

“Gjithmonë përqendrohu së pari në ndërtimin e marrëdhënieve.” /Telegrafi/