LAJMI I FUNDIT:

100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit

100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit

Ish-lojtari i Real Madridit, Raul Gonzalez, refuzoi një ofertë prej 100 milionë eurosh nga pronari i Chelseat, Roman Abramovich në vitin 2003, sipas agjentit të lojtarit, Gines Carvajal. Raul thuhet se “as nuk e kishte marrë parasysh lëvizjen”.

Duke folur për The Sun në vitin 2010, Carvajal tha se pavarësisht se shumë klube angleze treguan interesim për sulmuesin spanjoll, vetëm klubi londinez bëri një “propozim formal”. Megjithatë, Raul nuk e konsideroi këtë pasi nuk donte të largohej nga Real Madridi.


“Shumë klube angleze kërkuan në të kaluarën për Raulin, por i vetmi propozim zyrtar ishte ai i Chelseat”, deklaroi Carvajal. “Ranieri (atëherë trajner i Chelseat, Claudio) donte Makelelen dhe Raulin”.

“Kështu të njëjtët njerëz të Chelseat që negociuan për Makelelen kontaktuan me mua dhe Madridin ata ofruan 100 milionë euro (atëherë një rekord botëror 70 milionë funte), por Raul nuk e mori parasysh ofertën sepse ai thjesht nuk kam menduar të largohej nga Madridi”, ka shtuar më tej ai.

'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit
Lexo po ashtu 'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit

Raul shënoi 323 gola dhe dha 133 asistime në 741 paraqitje për Real Madridin ndërmjet viteve 1994 dhe 2010. Ai fitoi gjashtë tituj të La Ligës dhe tre tituj të Ligës së Kampionëve për klubin dhe është golashënuesi i gjashtë më i mirë në La Liga me 228 gola në emër të tij.

Ish-ylli i Los Blancos është aktualisht trajner i Real Madrid Castilla. Ai u tërhoq nga futbolli profesionist në vitin 2015. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Kalo në kategori